Tirana në stilin greko-romak dhe Teuta në stilin e lirë janë dy skuadrat fituese të Kupës së Shqipërisë në mundje për moshën U-20.
Në garë ishin 14 ekipe nga i gjithë vendi, ndërkohë aktiviteti u zhvillua në pallatin e sportit “Farie Hoti”.
Në stilin Greko-Romak, Tirana doli e para, ndërsa në stilin e lirë, ishte Teuta që dominoi garën e mundjes për Kupën e Shqipërisë.

