NOC Albania
MENU
  • Hyrje
  • Rreth nesh
        • Komiteti Olimpik Kombëtar
          • Historik
          • Misioni
          • Ekipi i KOKSH
          • Komitetit Ekzekutiv
          • Raportet zyrtare
        • Organizatat olimpike
          • Komiteti Olimpik Ndërkombëtar
          • Komitetet Olimpike Evropiane
        • Sponsors
  • Lojerat
  • Sportet
        • Gjeni pasionin tuaj!
          • Sportet Olimpike
          • Sportet e Njohura
        • Atletet
  • Projektet
        • Edukim
          • Akademia Olimpike Shqiptare
          • Menaxhimin Sportiv (ASMC)
        • Antidoping
        • Solidariteti Olimpik
          • Programet Boterore
          • Programet Kontinentale
          • IOC grante
        • Projektet Lokale / Galeri
  • Njoftim
    • Lajme
    • Kalendar
    • Pozicione Vakante
  • Kontakt
10 December 2011
Lajme, Edukim, Lajme KOKSH

Sport for development in Burrel – 7, 8 & 9 December 2011

Sport for development in Burrel – 7, 8 & 9 December 2011
10 December 2011
Lajme, Edukim, Lajme KOKSH

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email

Etapa e tretë e aktiviteteve të KOKSH me partner UNICEF “Sporti për Zhvillim” me temë “Sporti si një e drejtë njerëzore”, u zhvillua në qytetin e Burrelit në shkollën e mesme “Pjetër Budi” në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit të Burrelit, Zyrën Asimore si dhe Qendrën Kulturore të Fëmijëve të këtij qyteti. Aktiviteti u shtri në 3 ditë dhe përfshiu aktivitete të ndryshme sportive, edukative dhe artistike, të cilat e patën epiqendrën e tyre në shkollën e mesme “Pjetër Budi”, por jo vetëm në të, pasi aktivitetet u shtrinë edhe më gjerë siç ishte pjesmarrja e fëmijëve të Qendrës Kulturore të Fëmijëve si dhe pjesmarrja e ekipit të të rinjëve të sportit të ping-pongut si një sport me tradita në qytetin e Burrelit. Pjesë e aktivitetit u bënë edhe vetë qytetarët e Burrelit, të cilët ndoqën me shumë interes dhe gjithashtu inkurajuan zhvillimin e tij. Për tre ditë me radhë qyteti i Burrelit u vesh me ngjyrat e Olimpizmit  pasi flamurët, posterat dhe fletëpalosjet e aktivitetit ishin kudo.
Dita e parë filloi me ndërtimin e Këndit Olimpik nga nxënësit e shkollës, i cili u pasurua me materiale dhe postera të ndryshëm për Olimpizmin. Dëshira për të mësuar më shumë rreth ndihmës së parë, tërhoqi vëmendjen e shumë nxënësve të shkollës të cilët u bënë edhe pjesë e demostrimeve të ndihmës së shpejtë nga Kryqi i Kuq i qytetit të Burrelit.

Dita e dytë filloi me shpërndarjen e materialeve të pikturave për fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, me të cilat ata realizuan piktura të ndryshme me temë “Sporti në sytë e fëmijëve”, ku për pikturën më të mirë u dha një çmim simbolik. Më pas nxënës të veshur me bluze me logon “Sporti për zhvillim” kanë marrë pjesë në Quizin Olimpik, për t’ja lënë vendin demostrimeve të sportit të ping-pongut nga sportistët e ekipit të të rinjëve të qytetit.

Dita e tretë ishte dhe dita finalizuese e aktivitetit, e cila filloi me ceremoninë e ndezjes së pishtarit, për të vazhduar me realizimin e siglës “LONDËR 2012” nga djemtë e shkollës veshur me bluza të bardha e më pas, nga vajzat e shkollës u realizua një tabllo me ushtrime gjimnastikore, që përfundoi me realizimin e siglës 5 ngjyrëshe të rrathëve Olimpik. Garat  sportive si stafetë, tërheqje litari, akrobaci etj. u ndërthurën bukur me numrat artistik si këngë, poezi dhe valle popullore. Aktiviteti vazhdoi me një kros masiv në të cilin morën pjesë gjithë nxënësit e shkollës. Krosi nisi nga qendra e qytetit duke përshkruar rrugën kryesore të tij nën duartrokitjet e qytetarëve, të cilët kishin mbushur rrugët për ti dhënë suport pjesmarrësve në kros. Finishi i krosit ishte përsëri shkolla “Pjetër Budi”, ku ndërkohë ekipet e volejbollit si për femra dhe për meshkuj, të veshur me uniforma sportive, si dhe të rinjtë e ping-pongut, po zhvillonin ndeshje midis tyre. Aktiviteti u mbyll nën ritmet e gëzueshëm të muzikës.

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email
Previous article7-9 Dhjetor 2011 ne Burrel - Kursi Rajonal i Administratoreve SportivëNext article GEZUAR FESTAT

Njoftime të tjera

Presidenti i KOKSH dhe Presidenti i FSHV firmosin Memorandumin e Bashkëpunimit për projektin “Ekipet Sportive 2022”12 May 2022
“Vllaznia” dhe “Skënderbeu” triumfojnë në “Kupën e Shqipërisë”10 May 2022
Trajnimi Kombëtar “Sporti për zhvillim, ndërto të ardhmen”10 May 2022
Revista e Komitetit Olimpik Evropian publikon artikullin për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar9 May 2022
Asambleja e 25-të e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e KOKSH6 April 2022
Presidenti i WBC viziton KOKSH23 March 2022
Letër drejtuar Presidentit të Komitetit Olimpik të Ukrainës10 March 2022
Sukses i Ekipit Shqiptar në Lojërat Olimpike Beijing 202216 February 2022
Takim me Sekretaren e Përgjithshme të ANOC8 February 2022
Shqipëria do të presë Kampionatin Europian të Peshëngritjes 20222 February 2022
Logo National Olympic Committee Albania

KONTAKT

Adresa:
Tirana Olympic Park
Rr. "Liman Kaba"
Tiranë, Shqipëri
P.O. Box 63
+355 42235249
+355 42240565
secretariat@nocalbania.org.alhttps://www.nocalbania.org.al

KUSH JEMI NE?

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1959. Organizata jonë përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

Translate:

Copyright 2021 © National Olympic Committee of Albania