NOC Albania
MENU
  • Hyrje
  • Rreth nesh
        • Komiteti Olimpik Kombëtar
          • Historik
          • Misioni
          • Ekipi i KOKSH
          • Komitetit Ekzekutiv
          • Raportet zyrtare
        • Organizatat olimpike
          • Komiteti Olimpik Ndërkombëtar
          • Komitetet Olimpike Evropiane
        • Sponsors
  • Lojerat
  • Sportet
        • Gjeni pasionin tuaj!
          • Sportet Olimpike
          • Sportet e Njohura
        • Atletet
  • Projektet
        • Edukim
          • Akademia Olimpike Shqiptare
          • Menaxhimin Sportiv (ASMC)
        • Antidoping
        • Solidariteti Olimpik
          • Programet Boterore
          • Programet Kontinentale
          • IOC grante
        • Projektet Lokale / Galeri
  • Njoftim
    • Lajme
    • Kalendar
    • Pozicione Vakante
  • Kontakt
11 June 2022
Lajme

Starton Projekti “Ekipet Sportive 2022” i organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar

Starton Projekti “Ekipet Sportive 2022” i organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar
11 June 2022
Lajme

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email

Projekti “Ekipet Sportive 2022” i organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nisi udhëtimin e tij me gjysmëfinalet e volejbollit për shkollat e mesme.

Në pallatin e sportit Farkë, 8 ekipet për vajza nga Bashkia e Malësisë së Madhe, Bashkia Lezhë, Bashkia Pogradec dhe Bashkia Vlorë, si dhe për djem nga Bashkia Tiranë, Bashkia Durrës, Bashkia Korçë dhe Bashkia Fier, zgjodhën skuadrat finaliste.

Pas fjalës përshëndetëse të presidentit të FSHV-së, Z. Erlind Pëllumbi dhe drejtorit të projektit Z. Reinaldo Krisafi, ishte radha e fushës.

Sfida hapëse ishte ajo mes Vlorës dhe Lezhës për femra. Vajzat vlonjate fituan pastër 3-0. Në sfidën e dytë, Pogradec – Malësi e Madhe, vajzat nga jug-lindja triumfuan përsëri me rezultatin 3-0.

Në finalen për femra, Bashkia Vlorë do të përballet me Bashkinë Pogradec, në ndeshjen që do të luhet të dielën në orën 17:00.

Për djemtë, sfida e parë Durrësi – Korça u fitua 3-0 nga korçarët. Ndeshja mbyllëse, Fieri – Tirana u dominua nga kryeqytetasit, që mundën miqtë 3-0.

Në finalen për djem që zhvillohet në orën 19:00, Bashkia Korçë sfidon Bashkinë Tiranë për të zgjedhur kampionët e vendit. Finalet do të luhen në pallatin e sportit “Feti Borova”.

Projekti “Ekipet Sportive 2022” ka si qëllim promovimin e volejbollit në shkollat 9-vjeçare, shkollat e mesme dhe ato universitare në të gjithë vendin.

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email
Previous articleAsambleja e Përgjithshme e EOC, Shkup 2022Next article Vizita e Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, z. Thomas Bach dhe inaugurimi i zyrave të reja të KOKSH

Njoftime të tjera

U zhvillua në Fier trajnimi teoriko-praktik i projektit “Ekipet Sportive 2022”5 July 2022
Erkand Qerimaj i sjell argjendin Shqipërisë3 July 2022
Zhvillohet në Vlorë dhe Gjirokastër trajnimi në kuadër të “Ekipeve Sportive 2022”2 July 2022
Luiza Gega është vajza e artë e Shqipërisë1 July 2022
Projekti “Ekipet Sportive 2022” mbylli trajnimet mjekësore në Elbasan28 June 2022
Shqipëria, qendra e Peshëngritjes Botërore26 June 2022
KOKSH dhe Bshkia Lezhë festuan ditën olimpike ndërkombëtare24 June 2022
Happy Olympic Day23 June 2022
Luiza Gega shkëlqen në Kampionatin Ballkanik që zhvillohet në Rumani19 June 2022
Vizita e z. Thomas Bach pasqyrohet nga revista javore e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar14 June 2022
Logo National Olympic Committee Albania

KONTAKT

Adresa:
Tirana Olympic Park
Rr. "Liman Kaba"
Tiranë, Shqipëri
P.O. Box 63
+355 42235249
+355 42240565
secretariat@nocalbania.org.alhttps://www.nocalbania.org.al

KUSH JEMI NE?

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1959. Organizata jonë përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

Translate:

Copyright 2021 © National Olympic Committee of Albania