NOC Albania
MENU
  • Hyrje
  • Rreth nesh
        • Komiteti Olimpik Kombëtar
          • Historik
          • Misioni
          • Ekipi i KOKSH
          • Komitetit Ekzekutiv
          • Raportet zyrtare
          • Keshilli i Arbitrazhit Sportiv
        • Organizatat olimpike
          • Komiteti Olimpik Ndërkombëtar
          • Komitetet Olimpike Evropiane
        • Sponsors
  • Lojerat
  • Sportet
        • Gjeni pasionin tuaj!
        • Atletet
  • Projektet
        • Edukim
          • Akademia Olimpike Shqiptare
          • Menaxhimin Sportiv (ASMC)
        • Antidoping
        • Solidariteti Olimpik
          • Programet Boterore
          • Programet Kontinentale
          • IOC grante
        • Projektet Lokale / Galeri
  • Njoftim
    • Lajme
    • Kalendar
    • Pozicione Vakante
  • Kontakt
7 February 2012
Lajme, Lajme KOKSH, Deklarata per Shtyp

Vodafone Albania, Një tjetër Sponsor i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar

Vodafone Albania, Një tjetër Sponsor i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar
7 February 2012
Lajme, Lajme KOKSH, Deklarata per Shtyp

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email

Tiranë 7 shkurt 2012: Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Ekipi Shqiptar që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat e XXX-ta Olimpike Verore “Londër 2012“, si dhe Lojërat Mesdhetare “Mersin 2013”, tashmë do të kenë edhe mbështetjen e fuqishme të Vodafone Albania. Që prej fillimit të këtij viti dhe për një periudhë dyvjeçare, Vodafone Albania do të jetë një tjetër Sponsor i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), i cili është përfaqësuesi zyrtar i Shqipërisë në Lëvizjen Olimpike botërore.

Njoftimi mbi këtë sponsorizim u bë zyrtar sot në selinë qendrore të KOKSH ku Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania Haris Broumidis dhe Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH Stavri Bello firmosën Marrëveshjen e Sponsorizimit në praninë e miqve të ftuar dhe përfaqësuesve nga media.

“Jemi të lumtur që mbështesim sportin shqiptar për tu ngjitur në maja më të larta në arenën sportive botërore – dhe Lojërat Olimpike janë shansi më i mirë për të demonstruar vlerat e sportistëve olimpikë shqiptarë. E dimë që sportistët tanë kanë shumë sfida para tyre dhe kjo është arsyeja përse jemi këtu për t’iu garantuar atyre mbështetjen tonë. I uroj Ekipit Olimpik Shqiptar suksese si në Lojërat Olimpike Verore “Londër 2012“, ashtu dhe në Lojërat Mesdhetare“Mersin 2013.” – tha drejtuesi i Vodafone Albania Haris Broumidis.

Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH Stavri Bello falënderoi kompaninë Vodafone Albania për mbështetjen që po i jep Lëvizjen Sportive dhe Olimpike Shqiptare. “Jemi shumë të gëzuar që tashmë kemi dhe Vodafone Albania si Sponsor të Përgjithshëm të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar duke pasur parasysh përfshirjen e tij dy vjecare dhe në programe të tjera të rëndësishme të KOKSH për Edukimin e Vlerave Olimpike tek të rinjtw, Fair Play, rritja e rolit të gruas dhe në sport, programe të trajnimit të trajnerëve sportiv, Identifikimi i Talenteve të reja, etj.Lojërat Olimpike përbëjnë një mundësi unike për sportistët e cdo vendi – dhe sportistët tanë tashmë do të jenë më të motivuar për të dhënë maksimumin e tyre e të ngrenë flamurin shqiptar në eventet olimpike ndërkombëtare”

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania u përshëndet dhe nga sportitët olimpikë dhe ju dhurua në mënyrë simbolike një fanellë sportive e përfaqësueses olimpike shqiptare e firmosur nga sportistë të njohur olimpikë, e prodhuar ekskluzivisht për Vodafone Albania.

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email
Previous articleEdicioni i 1-re i Lojrave Olimpike Rinore Dimerore 2012, Insbruk - AustriNext article Mbledhje e Komisionit Teknik te KOKSH

Njoftime të tjera

Thirrje për Anëtar Themelues të Këshillit të Arbitrazhit Sportiv (KAS)13 March 2023
Akomodim i <a>mesueseve te disiplines volejboll per trajnimin dy ditor qe do te kryhet me date 21-22 mars me specialistet e CEV per projektin “Ekipet Sportive ne Shkolla”</a>5 March 2023
Organizim Event Sportiv “Ndeshjet ndermjet ekipeve sportive pjese te projektit “Ekipet Sportive ne Shkolla” te Qarkut Vlore nen KOKSH.1 March 2023
Vizita e presidentit të Konfederatës Europiane të Skermës në zyrat e KOKSH9 January 2023
Gëzuar kampiona!30 December 2022
Lara Colturi renditet e 20-ta në garën e “Giant Slalom” në Austri28 December 2022
Vizita e CEO-s së “AccYouRate – The Human Project” në zyrat e KOKSH27 December 2022
Zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Federatës së Peshëngritjes23 December 2022
Takim i presidentit të KOKSH me presidentin e CEV22 December 2022
Presidenti i KOKSH i dërgon letër falenderimi presidentit të IOC16 December 2022

KONTAKT

Adresa:
Tirana Olympic Park
Rr. "Liman Kaba"
Tiranë, Shqipëri
P.O. Box 63
+355 42235249
+355 42240565
secretariat@nocalbania.org.alhttps://www.nocalbania.org.al

KUSH JEMI NE?

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1959. Organizata jonë përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

Translate:

Copyright 2021 © National Olympic Committee of Albania