LajmeNjoftim për pozicion vakant – Specialist/e logjistike

Njoftim për pozicion vakant – Specialist/e logjistike





Publikuar më Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar

NJOFTIM PËR POZICION VAKANT

Përgjegjës i Logjistikës

Projekti EKIPET SPORTIVE NE SHKOLLA

Afati i aplikimit · 15 ditë kalendarike

KOKSH fton kandidatët e interesuar të aplikojnë për pozicionin e përgjegjësit të logjistikës në projektin “EKIPET SPORTIVE NE SHKOLLA”. Projekti financohet nga buxheti i shtetit dhe nxit pjesëmarrjen në sport, zbulimin e talenteve dhe edukimin me parimet olimpike përmes ekipeve jashtëshkollore në klasat 6–9, në klasat 10–12 dhe në universitete.

Qëllimi i pozicionit

Përgjegjësi i logjistikës planifikon, organizon dhe koordinon veprimtarinë logjistike të projektit.

Raportimi bëhet sipas organigramës së KOKSH-it.
Zëvendësimi përcaktohet me marrëveshje brenda drejtorisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjigjet për infrastrukturën e projektit, përfshirë automjetet, pajisjet për matje antropometrike dhe bazën materiale të nevojshme për mbarëvajtjen e punës.
  • Administron dokumentacionin fizik të aktiviteteve të projektit, përfshirë procesverbalet për uniformat, atletet dhe topat, si edhe procesverbalet e ndeshjeve.
  • Ndjek zinxhirin e furnizimit me materiale të përdorimit të përditshëm.
  • Zgjidh në mënyrë praktike dhe efikase situatat urgjente që lindin gjatë punës.
  • Siguron mirëmbajtjen e të gjitha materialeve dhe pajisjeve të projektit.
  • Përgjigjet për transportin e materialeve.
  • Kryen detyra të tjera logjistike ose administrative që lidhen me pozicionin ose që i ngarkohen nga eprorët.
  • Përfshihet në detyrat që u përkasin punonjësve të departamenteve të tjera të KOKSH-it vetëm kur këta punonjës ia kërkojnë.

Kualifikimet dhe përvoja profesionale

  • Arsim i mesëm ose diplomë universitare Bachelor në administrim biznesi, logjistikë ose fushë të ngjashme.
  • Të paktën 1 vit përvojë në logjistikë, në menaxhim ose në të dyja fushat.
  • Preferohen trajnime në menaxhim ose logjistikë.
  • Leje drejtimi e kategorisë B ose C. Preferohet kategoria C.

Aftësitë dhe cilësitë

  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të bashkëpunuar ngushtë me kolegët.

Si të aplikoni

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë CV-në në formatin Europass, një letër interesi, kopje të diplomave që zotëroni dhe dokumente të tjera mbështetëse, si certifikata trajnimi ose letra reference.

Me email
secretary.general@nocalbania.org.al

Subjekti i emailit
Aplikim – Përgjegjës i Logjistikës – EKIPET SPORTIVE NE SHKOLLA

Apliko me email

Dorëzimi fizik

Dosjen e aplikimit mund ta dorëzoni edhe fizikisht në zyrat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Rruga Liman Kaba, Parku Olimpik
1060 Tiranë, Shqipëri
QUICK CONTACT INFO

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1959. Organizata jonë përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.