LajmeSpecialist/e për hedhjen e të dhënave dhe menaxhimin e qarqeve

Specialist/e për hedhjen e të dhënave dhe menaxhimin e qarqeve

Publikuar më Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar

NJOFTIM PËR POZICION VAKANT

Specialist/e për hedhjen e të dhënave dhe menaxhimin e qarqeve

Projekti EKIPET SPORTIVE NE SHKOLLA

Afati i aplikimit · 15 ditë kalendarike

KOKSH fton kandidatët e interesuar të aplikojnë për këtë pozicion. Projekti financohet nga buxheti i shtetit dhe nxit pjesëmarrjen në sport, zbulimin e talenteve dhe edukimin me parimet olimpike përmes ekipeve jashtëshkollore në klasat 6–9, në klasat 10–12 dhe në universitete.

Detyrat kryesore

Specialisti/ja mban të përditësuara të dhënat e projektit dhe bashkërendon punën me koordinatorët e qarqeve për të ndjekur aktivitetet, afatet dhe raportimin.

  • Mbledh nga koordinatorët listat e ekipeve, shkollave dhe trajnerëve, të dhënat e pjesëmarrjes dhe kalendarët e aktiviteteve. I regjistron dhe i përditëson në sistemin e projektit.
  • Krahason të dhënat me dokumentet e dërguara, identifikon dublimet ose mungesat dhe kërkon sqarime nga koordinatori përkatës.
  • U komunikon qarqeve udhëzimet dhe afatet, ndjek ecurinë e aktiviteteve dhe ia përcjell ekipit drejtues çështjet që kërkojnë vendimmarrje.
  • Përgatit raporte periodike për secilin qark dhe një pasqyrë të përbashkët. Arkivon dokumentacionin duke ruajtur konfidencialitetin e të dhënave.

Kualifikimet dhe aftësitë

  • Arsim i mesëm ose diplomë Bachelor në teknologji informacioni, administrim biznesi apo fushë të ngjashme.
  • Trajnime në menaxhim. Preferohet një vit përvojë në administrimin e të dhënave, raportim ose koordinim.
  • Aftësi në përdorimin e Excel-it ose programeve të ngjashme për të kontrolluar lista dhe për të përgatitur raporte.
  • Saktësi në punën me të dhënat, komunikim i qartë me koordinatorët dhe aftësi për të ndjekur njëkohësisht afatet e disa qarqeve.

Si të aplikoni

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë CV-në në formatin Europass, një letër interesi, kopje të diplomave që zotëroni dhe dokumente të tjera mbështetëse, si certifikata trajnimi ose letra reference.

Me email
secretary.general@nocalbania.org.al

Subjekti i emailit
Aplikim – Data Entry dhe Menaxhim Qarqesh – EKIPET SPORTIVE NE SHKOLLA

Apliko me email

Dorëzimi fizik

Dosjen e aplikimit mund ta dorëzoni edhe fizikisht në zyrat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Rruga Liman Kaba, Parku Olimpik
1060 Tiranë, Shqipëri
QUICK CONTACT INFO

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1959. Organizata jonë përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.