Akademia Olimpike Shqiptare · Java Olimpike 2026
Çelja e Javës Olimpike 2026 në Durrës
Nën kujdesin e Akademisë Olimpike dhe me mbështetjen e KOKSH, në ambientet e Shkollës Sportive “Bernardina Qerraxhia” në Durrës u zhvillua ceremonia e çeljes së Javës Olimpike nën moton: “Nderojmë Traditën, Sfidojmë të Ardhmen”.
“Nderojmë Traditën, Sfidojmë të Ardhmen”
Një takim brezash dhe vlerash olimpike
Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës, mësues, përfaqësues të institucioneve dhe sportistë të njohur, përfshirë Prefektin e Qarkut, drejtuesit e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Profesional dhe Zyrës Vendore Arsimore Durrës, si edhe Drejtoreshën e Akademisë Olimpike, Enkelejda Caushi.
Të pranishëm ishin edhe olimpistët dhe ish-nxënësit e kësaj shkolle, Luiza Gega dhe Adriatik Hoxha, së bashku me përfaqësues të institucioneve vendore dhe arsimore.
Pishtari olimpik, simbol i unitetit dhe frymës sportive
Ceremonia nisi me stafetën simbolike të pishtarit olimpik në disiplinat sportive të shkollës dhe me ndezjen e flakës olimpike, simbol i unitetit, garës dhe frymës sportive.
Dita e parë iu kushtua aktiviteteve të atletikës, ndërsa Java Olimpike do të vijojë çdo ditë me kalimin simbolik të pishtarit në një disiplinë tjetër sportive, të shoqëruar me gara dhe aktivitete të shumta.