Akademia Olimpike Shqiptare · Java Olimpike
Çelja e Javës Olimpike në Elbasan
Akademia Olimpike Shqiptare, nën kujdesin e KOKSH dhe me mbështetjen e Bashkisë Elbasan, organizoi ceremoninë e çeljes së Javës Olimpike në qytetin e Elbasanit.
Flaka Olimpike nis rrugëtimin drejt shkollave
Në fushën e gjelbër të “Elbasan Arena” u zhvillua ceremonia simbolike që shënoi nisjen e Javës Olimpike në shkollat e qytetit.
Flaka Olimpike kaloi nëpërmjet pishtarit të mbajtur nga dy nxënës sportistë, kampionë të atletikës së Klubit të Elbasanit, duke nisur kështu rrugëtimin e saj drejt shkollave të qytetit.
Në 57 shkolla të ZVAP Elbasan do të festohet Java Olimpike dhe pesë ngjyrat e Olimpizmit do të jenë simboli i aktiviteteve sportive dhe edukative gjatë gjithë javës.
Lojë e ndershme dhe respekt në sport
Në prani të Drejtoreshës së ZVAP Elbasan, znj. Vesa Liço dhe Drejtoreshës së Akademisë Olimpike, znj. Enkelejda Caushi, nxënësit performuan rrathët olimpikë, nderuan Himnin Kombëtar dhe Himnin Olimpik, si edhe përcollën betimin olimpik për lojë të ndershme dhe respekt në sport.
Gjatë kësaj jave do të zhvillohen aktivitete dhe gara të ndryshme sportive, me qëllim promovimin e vlerave olimpike tek të rinjtë.