Komisioni i Verifikimit dhe Etikes

Komisioni i Verifikimeve dhe i Etikës eshte nje nga organet e KOKSH, i pavarur dhe qe zgjidhet nga Anetaret e Asamblese se KOKSH.

Ky organ eshte zgjedhur per here te pare ne Asamblene e Pergjithshme te 23-të e Jashtëzakonshme e KOKSH në 10.01.2021, si pjesë Statutit te ri te miratuar po ne kete Asamble.

Anetaret ne perberje te Komisionit jane si me poshte:

Anetaret_____________☏ Kontakt________✉ E-mail

Reshard Kellici _______☏+355697320065__✉ reshard.kellici@gmail.com

Rovena Golemi________☏+355682035794__✉ golemi77@yaoo.com

Klementina Caushaj___☏+355692335918__✉ caushajklmentina@gmail.com

______________________________________________________________________________

Neni 26 i Statutit te KOKSH  

Komisioni i Verifikimeve dhe i Etikës

1. Anëtarët e KVE-së zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme me votim të fshehtë me më shumë se 50% të votave të të gjithë anëtarëve me të drejtë vote në përputhje me paragrafin f) te Neni 17 (Asambleja Përgjithshme Zgjedhore). Ata zgjidhen për një periudhë jo më të gjatë se 7-vjeçare, me të drejtë rizgjedhje deri në një herë.

2. KVE do të përbëhet nga 3 anëtarë, të cilët caktojnë mes tyre kryetarin e KVE-së.

3. Kandidatët e KVE-së do të propozohen nga anëtarët me të drejtë vote të Asamblesë së Përgjithshme, dhe duhet të jenë persona që nuk janë anëtarë në Organizatat Sportive anëtare në KOKSH.

4. Kompetencat e KVE-së do të jenë:

  • të sigurohet në çdo mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme për legjitimitetin e anëtarëve të KOKSH-it (me të drejtë vote ose jo):
  • të sigurohet për plotësimin e kritereve të nevojshme të kandidatëve për anëtarë të KOKSH-it apo për kandidatët për pozicione të ndryshme në organet e KOKSH-it;
  • identifikimin dhe mandatimin e personave të autorizuar për të votuar në emër e për llogari të një Organizate Sportive me të drejtë vote apo identitetin e pjesëmarrësve të tjerë në Asamblenë e Përgjithshme;
  • të sigurohet që çdo vendim i marrë nga Asambleja e Përgjithshme është në përputhje me kuorumin dhe shumicën e kërkuar nga Statuti i KOKSH-it;
  • të raportojë në KE dhe/ose në Asamblenë e Përgjithshme në rast se një anëtar i KOKSH-it apo funksionar i KOKSH-it ndodhet në situatë papajtueshmërie me pozicionin e tij në KOKSH;
  • të sigurohet që anëtarët e KOKSH-it janë vazhdimisht në përputhje me kriteret e Statutit;
  • të udhëheqë dhe certifikojë proceset zgjedhore të Asamblesë Zgjedhore;
  • të sigurohet që anëtarët dhe organet e KOKSH-it ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda KOKSH-it në përputhje me Kodin e Etikës të KOKSH-it dhe Legjislacionin Shqiptar.

5. Kandidatët për anëtarë të KVE-së duhet të plotësojnë këto kushte:

  • të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë;
  • të kenë vendbanim dhe vendqëndrim të përhershëm në Shqipëri;
  • të paktën një nga të tre anëtarët e zgjedhur të ketë arsim të lartë universitar në fushën jurisprudencës;
  • të kenë Figurë të Pastër Morale;
  • të mos jenë në kushtet e konfliktit të interesave me funksionin e anëtarit të KVE-së; dhe
  • të mos jenë kandidatë për, apo drejtues të (President apo Sekretar i Përgjithshëm) ndonjë Organizate Sportive, anëtarë të KOKSH-it apo të organeve dhe/ose komisioneve të tjera të KOKSH-it.

6. Nëse në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të zhvilluara rezulton që asnjë nga tre kandidatët që kanë marrë numrin më të lartë të votave nuk është jurist, atëherë Komiteti Ekzekutiv do të heqë nga lista e të zgjedhurve kandidatin që ka më pak vota, dhe do ta zëvendësojë atë me kandidatin e radhës jurist që ka më shumë vota nga lista e kandidatëve që kanë mbetur.

7. Në rast të lënies vakant të njërit nga pozicionet në KVE, ai do të plotësohet nga KE me individët që kanë marrë numrin më të lartë të votave, sipas renditjes së votave në listën e kandidatëve të Asamblesë Zgjedhore më të fundit. Anëtarët e KVE-së që mbushin vendet vakante i ushtrojnë këto funksione deri në AP të radhës, kur AP miraton zëvendësimin apo zgjedh në mënyrë të rregullt një kandidat tjetër me të njëjtin kuorum dhe shumicë votash siç përcaktohet te Neni 17 (Asambleja Zgjedhore).

8. KVE merr vendimet e tij me shumicë votash. Anëtari jurist i KVE-së shpallet kryetar i tij. Në rast se ka dy apo më shumë anëtarë të tij që janë juristë, kryetari zgjidhet nga vetë anëtarët e KVE-së me proces zgjedhje të brendshme apo shorti.

9. KE është përgjegjës të verifikojë nëse kandidatët e propozuar për KVE nga anëtarët e KOKSH-it përmbushin kriteret e mësipërme.

Print Friendly

Comments are closed.