Misioni dhe Roli

KOKSH është një organizatë sportive Kombëtare e pavarur, pa qëllim fitimi, e organizuar mbi bazën e parimeve të Kartës Olimpike, dhe që funksionon sipas statutit të tij.

KOKSH është organizatë që i takon Lëvizjes Olimpike dhe angazhohet plotësisht të respektojë Kartën Olimpike dhe Kodin Antidoping të Lëvizjes Olimpike, si dhe të jetë konform me vendimet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Në përputhje me rolin dhe misionin e KOKSH, në nivel kombëtar angazhohet të marrë pjesë në aktivitetin e promovimit të paqes, si dhe të promovimit pjesmarrjes së femrës në sport. Ai angazhohet gjithashtu të mbështesë dhe të inkurajojë promovimin e etikës në sport, të luftojë kundër dopingut dhe të demonstrojë përgjegjësi në problemet e mbrojtjes së ambjentit.

  • Të zhvillojë dhe të mbrojë lëvizjen olimpike në Shqipëri në përputhje me kartën Olimpike.
  • Të punojë për mbajtjen dhe harmonizimin e mardhënieve korrekte me institucionet shtetërore, por mbron autonominë e tij nga çdo lloj presioni, përfshirë ato politike, fetare, ekonomike që mund ta pengojnë atë të jetë në konkordancë të plotë me Kartën Olimpike.
  • Të sigurojë respektimin dhe zbatimin e Kartës Olimpike në të gjithë vendin dhe të kërkojë respektimin e rregullave që drejtojnë sportet olimpike, siç janë përcaktuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
  • Të respektojë rregullat dhe rregulloret e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
  • Të përfaqësojë Olimpizmin Shqiptar për të gjitha çështjet me interes të përgjithshëm Kombëtar pranë organeve zyrtare e publike në Shqipëri dhe jashtë saj.
  • Të propagandojë në nivel Kombëtar principet bazë të Olimpizmit brenda kuadrit të aktiviteteve sportive e më gjerë, përveç të tjerash, përhapjen e Olimpizmit në shkolla si dhe në të gjitha strukturat e sistemit arsimor, nga kopshtet e deri tek niveli universitar.
  • KOKSH ka kompetencë ekskluzive për përfaqësimin e Shqipërisë në Lojrat Olimpike dhe garat shumësportëshe, kontinentale dhe botërore, udhëhequr nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
  • Të bashkëpunojë në përgatitjen dhe seleksionimin e sportistëve shqiptarë dhe të sigurojë pjesmarrjen e tyre në Lojrat Olimpike dhe të gjitha Lojrat Rajonale, Kontinentale dhe Ndërkombëtare nën kujdesin e KON-it.
  • Siguron lidhjen me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Komitetet Olimpike Kombëtare të vendeve tw tjera, Komitetet Organizatore të Lojrave Olimpike dhe Lojrave Rajonale Kontinentale dhe Ndërkontinentale 
  • Të grupojë të gjitha organizatat sportive me karakter kombëtar që zhvillojnë veprimtari fizike apo sportive të njohura në bazë të ligjit për sportin dhe të koordinojë veprimet e tyre.
  • Të organizojë dhe zhvillojë aktivitete në përputhje me parimet e Kartës Olimpike dhe të mbrohet nga çdo ndërhyrje politike, fetare apo ekonomike.
  • Të kontribuojë në zhvillimin e sportit dhe të mbrojë etikën sportive.
  • Të favorizojë promovimin e spotistëve në planin social.
  • Të favorizojë, të organizojë dhe të marrë pjesë në formimin fillestar dhe të vazhdueshëm të kuadrove drejtues, zyrtarëve, dhe teknikcienëve të organizmave sportive
  • Të promovojë realizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjeve të nevojëshme për zhvillimin e aktiviteteve fizike e sportive.
  • Të marrë pjesë dhe të bashkëpunojë me të gjitha institucionet shtetërore dhe jo shtetërore që ndihmojnë direkt në zhvillimin e sportit dhe të aktiviteteve fizike për të gjithë. Megjithatë KOKSH nuk duhet të marrë pjesë në asnjë aktivitet që do të ishte në kundërshtim me Kartën Olimpike.
  • Të ndërmarrë çdo inisiativë që tu japë Federatave dhe organizatave anëtare, një ndihmë efektive në funksionimin e tyre, në planin e kërkimeve të dokumentacionit, propagandës, etj.
  • Lufton në mënyrë të vazhdueshme kundër dhunës dhe diskriminimit në sport, si dhe kundër përdorimit të substancave doping të ndaluara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Federatat Ndërkombëtare.

Lajme

MË SHUMË RRETH KOKSH

S2ABC Project

Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH z.Gerti Shima, Kordinatore e Federatave...

MË SHUMË RRETH...