Thirrje-publike-KAS-2_Download
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqipëtar është themeluar në vitin 1958.
KOKSH njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka funksionuar nën emrin “Komiteti i Këshillit të Përgjithshëm të BFSSH” (Bashkimi i Fiskulturistëve dhe Sportistëve të Shqipërisë), i cili përmblidhte në vetvete të gjitha Federatat Kombëtare Sportive. Vetëm në arenën ndërkombëtare ai vepronte si Komitet Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Me ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri, pas vitit 1990, u nda levizja Olimpike nga struktura shteterore dhe u krijua Ministria e Kulturës, Rinise e Sporteve dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ky ndryshim u sanksionua me vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë Nr. 255, datë 5.6.1992.
Me vendimet Nr. 20, datë 24.01.1994 dhe nr. 401, datë 22.8.1994 të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë është sanksionuar ekzistenca e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar si organizatë jo shtetërore e jofitimprurëse dhe funksionimi i tij mbështetur në Kartën Olimpike.
Lëvizja Olimpike në Shqipëri drejtohet dhe menaxhohet nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Anëtarët e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ashtu sikurse është sanksionuar edhe në këtë statut janë gjitha federatat, shoqatat sportive, sportistët dhe individë të ndryshëm të njohur zyrtarisht nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, mbështetur në parimet themelore të Kartës Olimpike.
MË SHUMË RRETH KOKSH
Thirrje-publike-KAS-2_Download
ToR-hoteleri-trajnim-mesuesit-REF-02.03.23Download
ToR-Eventi-Vlore-15-16-Mars-2023-KOKSHDownload
Në kuadër të Projektit “Ekipet Sportive 2022”, projekt i financuar...