Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC)

ASMC i mundëson personave të nivelit ekzekutiv që punojnë në organizatat sportive, vullnetarë (të zgjedhur në bordet drejtuese) apo anëtarëve të stafit me pagesë, të zgjerojnë dhe përmirësojnë aftësitë e tyre menaxheriale dhe njëhësisht të kontribuojnë në një komunitet që mëson nga njëri-tjetri. Metoda me pjesëmarrje dhe praktika  e zhvillimit dhe prezantimit të rasteve të studimit, ndarja e eksperiencave dhe studimi materialeve të prezantuara gjatë kursit, do të ndihmojë në rritjen e aftësive menaxheriale të pjesmarrësve.

 

Ky është një program me gjashtë module ku përfshihen ditë mësimi në distancë dhe ditë mësimi intensive në klasë. Përmbajtja e lëndës do ti ofrojë kursantëve, njohuri më të fundit mbi menaxhimin sportiv dhe aftësi të cilat do të rrisin kapacitetet e tyre drejtuese.

Programi

Me përfundimin e këtij kursi pjesëmarrësit do kenë një kuptim më të zgjeruar mbi:

  1. Menaxhimi i një organizate sportive (OS) duke kuptuar mjedisin e saj, strukturën e brendshme dhe funksionimin
  2. Menaxhimi strategjik i një OS duke përgatitur, zbatuar dhe vlerësuar një Plan Strategjik
  3. Menaxhimi i burimeve njerëzore në një OS përmes zhvillimit të rregullave dhe rregulloreve si dhe rekrutimin, motivimin dhe trajnimin e burimeve njerëzore
  4. Menaxhimi i financave të një OS që përdor procedurat e duhura dhe transparente
  5. Menaxhimi i marketingut të një OS në përputhje me strategjinë globale të organizatës, kërkesat e palëve të interesuara dhe mundësitë për sponsorizim
  6. Organizimi ngjarjeve të mëdha sportive; kur është e përshtatshme me strategjinë e organizatës dhe kur është në përputhje me burimet njerëzore dhe shërbimeve në dispozicion
  • Pjesëmarrje 100%
  • Përgatitja dhe prezantimi i një rast studimi për çdo modul
  • Përgatitja dhe mbrojtja e temës përfundimtare (me objekt organizatën ku punon)
  • Një nga rastet e studimit duhet të përkthehet në anglisht e cila do të dërgohet në IOC

Në mbarim të kursit, cdo kursant do të pajiset me diplomë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Për të përfituar këtë diplomë duhet që cdo kursant të përmbushë  kriteret e pjesëmarrjes të paracaktuara më lart.

Kursanti që do të kalojë me sukses kursin duke përmbushur të gjitha kërkesat, do t’i jepet Diplomë Profesionale e Avancuar për Menaxhimin e Organizatave të Sporteve Olimpike, nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

  • Përdorimi i kompjuterit dhe njohja e programeve bazë të Microsoft Office
  • Të ketë mbaruar shkollën e lartë
  • Të ketë lidhje me sportin ( të punojë ose të jetë i zgjedhur në forumet e organizatës sportive që e propozon)
  • Njohja e gjuhës angleze

Facilitatore dhe drejtues të moduleve

  • Drejtor i Programit ASMC: Z. Stavri Bello (PhD) – Licensuar dhe autorizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC)
  • Udhëheqës të Moduleves: Dr. Z. Gëzim Panariti (PhD), Msc. Zn. Elda Gjoka, Msc. Z. Leonard Tase, Msc. Z. Kliton Muça

Partnerët

  • Solidariteti Olimpik
  • Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC)
  • Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)
  • MEMOS Association dhe mund të japin kontributin e tyre të gjithë të diplomuarit e MEMOS

Kontakt programi

Menaxheri i Programit
Z. Kliton MUCA
Mail: asmc@nocalbania.org.al

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar
Rr. “Muhamet Gjollesha”, Sheshi Mustafa K. Ataturk
1001 Tirana, Albania
Tel: +355 4.22.35.249 / +355 4.22.40.602

Lajme

më shumë rreth akademisë

S2ABC Project

Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH z.Gerti Shima, Kordinatore e Federatave...

MË SHUMË RRETH...