Në kuadër të Projektit “Ekipet Sportive Ne Shkolla”, projekt i...
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar
Misionet e saj
Ruajtja e Lëvizjes Olimpike
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar është autoriteti më i lartë i Lëvizjes Olimpike në të gjithë nivelet e saj. Roli i tij është që të promovojë sporte të nivelit të lartë ashtu si edhe sporte për të gjithë në përputhje me Kartën Olimpike. Ai siguron zhvillimin e rregullt të Lojrave Olimpike dhe inkurajon fuqimisht, me mjete përkatëse, promovimin e grave në sport, etikën në sport dhe mbrojtjen e sportistëve.
Objektivi i tij është gjithashtu të sigurojë vazhdimin e vlerave olimpike: Përsosmëri, Respekt dhe Miqësi.
Organizimi i Lojërave
Duke ruajtur të gjitha te drejtat lidhur me organizimin, marketingun, emisionin dhe riprodhimin e Lojrave Olimpike, IOC siguron vazhdimësinë e një ngjarje universale dhe unike.
Lëvizja Olimpike merr pjesën më të madhe të financimit të saj nga të drejtat e Lojrave Olimpike të blera nga rrjetet emërtuese. Megjithatë, ajo përfiton gjithashtu nga Partnerët Olimpik kudonë botë në programet sponsorizuese duke përfshirë këtu kompani ndërkombëtare.
Qeverisja
IOC përbëhet në maksimum nga 115 anëtar (i tillë deri me 31 Dhjetor 2003, numri total i anëtarëve IOC mund të arrijë deri në 130) të cilët mblidhen në sesione të paktën një herë në vit. Nga Sesioni zgjidhet Presidenti për një periudhë prej tetë vitesh, i rinovueshëm një herë për katër vjet, si dhe anetarët e Bordit Ekzekutiv për një periudhë prej katër vitesh.
Kontaktet e IOC
President
Thomas BACH, që nga 10 shtatori 2013
Adresë
Château de Vidy – C.P. 356 – CH-1007 Lausanne/Switzerland
Tel. + 41 21 621 61 11 – Fax + 41 21 621 62 16
Lajme
Më shumë rreth IOC
Monitorimi në kohë reale i performancës dhe aktivitetit sportiv për
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar synon të trajtojë zhvillimin e një...
Terma Reference për organizim Eventi Sportiv, Ndeshje Gjysemfinale Volejboll te
ToR-Ref.6-Organizim-Eventi-Sporti-Shkoder-19-Maj-2023.-Ndeshje-gjysemfinaleDownload
Zhvillohet Asambleja e 28-te e Pergjithshme Vjetore e KOKSH
Këtë të shtunë, nga KOKSH është mbajtur Asambleja e 28-të...