Asambleja Zgjedhore e KOKSH më 17 prill 2021

Komiteti Ekzekutiv i KOKSH ka vendosur datën 17 prill 2021 për zhvillimin e Asamblesë Zgjedhore të KOKSH.

Pas miratimit të ndryshimeve statutore dhe regjistrimit të vendimeve të Asamblesë së Jashtëzakonshme të datës 10.01.2021 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në mbledhjen e datës 9 mars anëtarët e KE diskutuan rreth organizimit të Asamblesë Zgjedhore, në të cilën do të zgjidhen organet e reja drejtuese të KOKSH.

Procedura e kanditaturave të reja do të njoftohet së shpejti për anëtarët e KOKSH sipas Statutit të Ri.

Print Friendly

Comments are closed.