Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar synon të trajtojë zhvillimin e një projekti eksperimental për promovimin dhe përfshirjen në aktivitetet sportiv me fokus të veçantë për të rinjtë, si dhe për vlerësimin dinamik dhe vazhdueshëm të parametrave jetikë të praktikuesve të sporteve të tjera, të segmentuara në grupime.
Për të aplikuar në këtë thirrje ju lutem dërgoni ofertat tuaja në zarf të mbyllur në emër të Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar Z. Gerti Shima, në adresën:
Tirana Olympic Park
Rr. “Liman Kaba”
Tiranë, Shqipëri
P.O. Box 63
Propozimet duhet të dorëzohen në adresën e mësipërme deri në datë 14.07.2023 jo më vonë se ora 16:00.