KE vendos datat për mbajtjen e Asambleve statutore dhe zgjedhore

Drejtuar :   Anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të KOKSH  

Lënda:   Njoftim 

Të nderuar Anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme të KOKSH, 

Në bazë të Statutit të KOKSH dhe zbatim të Rezolutës së dakordësuar në Asamblenë e Jashtëzakonshme të datës 09/02/2020, ju njoftojmë se Komiteti Ekzekutiv i KOKSH në mbledhjen e datës 10.11.2020 vendosi me shumicë si vijon: 

  • Mbajtjen e Asamblesë Statutore të KOKSH ditën e diel, datë 13 Dhjetor 2020

  • Mbajtjen e Asamblesë Zgjedhore të KOKSH ditën e mërkurë, datë 23 Dhjetor 2020. 

Në ditët në vijim do t’ju njoftojmë më shumë për detajet, vendin dhe orën e mbajtjes së Asambleve.   

Ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj në përmbushjen me sukses të Rezolutës së gjithë pranuar.  

Print Friendly

Comments are closed.