Takim me Federaten Shqiptare te Zhytjes

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit zyrtar të Federatës Shqiptare të Zhytjes në kuadër të zhvillimit të Burimeve Njerëzore, si një politikë e mirëimplementuar e KOKSH.
Presidenti i F.Sh. Zhytjes z.Igli Pustina shprehu nevojën e menjëhershme që kjo Federatë ka për kualifikimin dhe çertifikimin e instruktorëve të zhytjes.

Ndonëse një sport i ri, zhytja vitet e fundit ka treguar interes të lartë dhe rritje të aktiviteteve sportive në vendin tonë. Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, Stavri Bello duke vlerësuar progresin e këtij sporti edhe në arenën ndërkombëtare, shprehu mbështetjen e KOKSH në zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve njerëzore të trajnuar, për të kontribuar në zhvillimin e sportit.

Kujtojmë që Federata Shqiptare e Zhytjes bëri një përfaqësim shumë të mirë në Lojërat Mesdhetare të Plazhit “Patras 2019” që u zhvilluan në gusht të 2019 në Greqi.

Print Friendly

Comments are closed.