NOC Albania
MENU
  • Hyrje
  • Rreth nesh
        • Komiteti Olimpik Kombëtar
          • Historik
          • Misioni
          • Ekipi i KOKSH
          • Komitetit Ekzekutiv
          • Raportet zyrtare
          • Keshilli i Arbitrazhit Sportiv
        • Organizatat olimpike
          • Komiteti Olimpik Ndërkombëtar
          • Komitetet Olimpike Evropiane
        • Sponsors
  • Lojerat
  • Sportet
        • Gjeni pasionin tuaj!
        • Atletet
  • Projektet
        • Edukim
          • Akademia Olimpike Shqiptare
          • Menaxhimin Sportiv (ASMC)
        • Antidoping
        • Solidariteti Olimpik
          • Programet Boterore
          • Programet Kontinentale
          • IOC grante
        • Projektet Lokale / Galeri
  • Njoftim
    • Lajme
    • Kalendar
    • Pozicione Vakante
  • Kontakt
10 December 2022
Lajme, Faqe e pare

Çel siparin ngjarja më e bukur sportive e vitit, me prezantimin e 700 ekipeve sportive të Volejbollit dhe Basketbollit nga 61 qytete të Shqipërisë

Çel siparin ngjarja më e bukur sportive e vitit, me prezantimin e 700 ekipeve sportive të Volejbollit dhe Basketbollit nga 61 qytete të Shqipërisë
10 December 2022
Lajme, Faqe e pare

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email

Në stadiumin “Air Albania”, më datë 10 dhjetor, 2022, hapi siparin ngjarja më e bukur sportive e vitit, me prezantimin e 700 ekipeve sportive të Volejbollit dhe Basketbollit nga 61 qytete të Shqipërisë.

Mbi 10 000 të rinj performuan në ceremoninë e hapjes së projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”, ku kryefjala ishte parakalimi i Ekipeve Sportive dhe Betimi Olimpik i përfaqësuesve të ekipeve nga e gjithë Shqipëria, në formën e një spektakli të vërtetë të Vlerave Olimpike, që ofroi demostrime sportive dhe performancë artistike.

Ky aktivitet bëri bashkë të gjithë komunitetin sportiv, ndërsa përshëndetën ne fjalimet e tyre Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi, Ministrja e Fëmijëve dhe Rinisë, znj. Bora Muzhaqi, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, si dhe përfaqësuesi i UNICEF, z. Roberto de Bernardi.

KOKSH falënderon stafin e tij të palodhur për punën e palodhur dhe përkushtimin, falënderon të gjithë pjesëmarrësit të cilët bënë të mundur realizimin e kësaj ceremonie të bukur e të rëndësishme për të rinjtë e sportit shqiptar, falënderon koordinatorët, mësuesit e nxënësit nga e gjithë Shqipëria për pasionin, durimin, përkushtimin dhe dëshirën e madhe që sporti në Shqipëri më në fund të ketë fokusin e duhur, si dhe falënderon edhe ata të cilët nuk janë në foto por të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ceremoninë e hapjes së “Ekipeve Sportive në Shkolla”.

Falënderim i veçantë për presidentin, z. Fidel Ylli dhe sekretarin e përgjithshëm, z. Gerti Shima, për përkushtimin dhe këmbënguljen që sporti të ri-kthehet në qendër të vëmendjes.

Tani na pret një rrugë e gjatë suksesi e dedikimi në këtë projekt madhor. Të gjithë sëbashku!

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email
Previous articleVijojnë përgatitjet për festën e hapjes së “Ekipeve Sportive në Shkolla”Next article Lara Colturi futet në top listën e më të mirëve në të gjithë botën

Njoftime të tjera

Vizita e presidentit të Konfederatës Europiane të Skermës në zyrat e KOKSH9 January 2023
Gëzuar kampiona!30 December 2022
Lara Colturi renditet e 20-ta në garën e “Giant Slalom” në Austri28 December 2022
Vizita e CEO-s së “AccYouRate – The Human Project” në zyrat e KOKSH27 December 2022
Zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Federatës së Peshëngritjes23 December 2022
Takim i presidentit të KOKSH me presidentin e CEV22 December 2022
Presidenti i KOKSH i dërgon letër falenderimi presidentit të IOC16 December 2022
Vlerësimi mbi zbatimin e parimeve të kartës Europiane të Sportit15 December 2022
Abakarov triumfon në Kupën e Botës11 December 2022
Lara Colturi futet në top listën e më të mirëve në të gjithë botën11 December 2022

KONTAKT

Adresa:
Tirana Olympic Park
Rr. "Liman Kaba"
Tiranë, Shqipëri
P.O. Box 63
+355 42235249
+355 42240565
secretariat@nocalbania.org.alhttps://www.nocalbania.org.al

KUSH JEMI NE?

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1959. Organizata jonë përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

Translate:

Copyright 2021 © National Olympic Committee of Albania