Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka fituar projektin e parë nën thirrjen e programit të Bashkimit Evropian Erasmus+ “Ngritja e kapaciteteve në fushën e sportit”.

Me implementimin e këtij projekti, KOKSH jo vetëm vazhdon të zhvillojë sportin kombëtar dhe politikat e tij, por së bashku me partnerët ndërkombëtarë do të organizojë aktivitete për rritjen e kapaciteteve të aktorëve të ndryshëm dhe të mbështesë objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.
Ky projekt do të udhëhiqet nga Organizata Sportive Jo-Qeveritare e Evropës (ENGSO), ndërsa partnerë të tjerë përpos KOKSH janë: Komiteti Olimpik i Kosovës, Komiteti Olimpik i Malit të Zi, Komiteti Olimpik i Bosnjë e Hercegovinës, Universiteti i Prishtinës, Organizata për Edukim në Sport e Italisë dhe Konfederata e Sportit të Portugalisë.
Projekti gjithashtu është në mbështetje të integritetit, barazisë, shpirtit të skuadrës, sigurisë në sport, pa harruar “fair play”-in, duke përfshirë sportistë dhe fëmijë të çdo moshe.
Stay tuned në vazhdim për më shumë informacione mbi projektin!