Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar me rastin e fillimit të vitit të ri arsimor 2014-2015 përcjell urimet për këtë ditë të parë të shkollës e cila shënon një fillim tjetër të ri në rrugëtimin e shoqërisë shqiptare drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhmeje të sigurt dhe të bukurt.Sot është edhe dita juaj, të dashur nxënës dhemësues. Kemi kënaqësinë që me anë të këtij mesazhi të shprehim vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë mësuesit e edukimit fizik , për përkushtimin, profesionalizmin, vlerat që dëshmoni dhe transmetoni gjatë punës suaj në edukimin e brezave të ardhshëm. Duam të vëmë këtu në dukje faktin se më në fund Ministrina e Arsimit dhe Shkencës i dha orëve të edukimit fizik rëndësinë e duhur, për ti dhënë fëmijëve një jetë të shëndetshme dhe të bukur.
Urime dhe punë të mbarë në këtë vit shkollor , plot suksese dhe arritje të reja