NOC Albania
MENU
  • Hyrje
  • Rreth nesh
        • Komiteti Olimpik Kombëtar
          • Historik
          • Misioni
          • Ekipi i KOKSH
          • Komitetit Ekzekutiv
          • Raportet zyrtare
        • Organizatat olimpike
          • Komiteti Olimpik Ndërkombëtar
          • Komitetet Olimpike Evropiane
        • Sponsors
  • Lojerat
  • Sportet
        • Gjeni pasionin tuaj!
          • Sportet Olimpike
          • Sportet e Njohura
        • Atletet
  • Projektet
        • Edukim
          • Akademia Olimpike Shqiptare
          • Menaxhimin Sportiv (ASMC)
        • Antidoping
        • Solidariteti Olimpik
          • Programet Boterore
          • Programet Kontinentale
          • IOC grante
        • Projektet Lokale / Galeri
  • Njoftim
    • Lajme
    • Kalendar
    • Pozicione Vakante
  • Kontakt
2 November 2013
Lajme

KOKSH vijon mbeshtetjen per Talentet e Reja

KOKSH vijon mbeshtetjen per Talentet e Reja
2 November 2013
Lajme

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email

Në zyrat e KOKSH, Presidenti i tij Z. Viron Bezhani dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Skive Z. Shkëlqim Memaj dhanë një konferencë për shtyp, në prezencë të 14 skiatorëve të rinj dhe 4 trajnerëve të cilët nisen sot, 1 Nëntor 2013, për një periudhë trajnimi intensive 2-javore në Cervinia, Itali. Këta sportistë të rinj do të jenë nën përkujdesjen dhe do të stërviten nga sportisti Olimpist shqiptar, Erjon Tola, përfaqësues i Shqipërisë në 2 Lojërat e fundit Olimpike Dimërore, si dhe pregatitet të marrë pjesë në Lojërat e ardhshme Olimpike “Sochi 2014”. Ky trajnim është në vazhdimësi të programit të Federatës Botërore të Skive dhe partneritetit të KOKSH, pasi një fazë e parë trajnuese po në të njëjtën qendër stërvitore në Cervinia, u zhvillua në Nëntor 2012. KOKSH sic edhe në fazën e parë ka siguruar biletat e udhëtimit për sportistët e rinj dhe trajnerët që po trajnohen nën këtë program, ndërsa qëndrimi, ushqimi dhe logjistika janë mbuluar financiarisht nga Federata Botërore e Skive.

DSCF5948

Në fjalën e tij z. Bezhani theksoi rëndësinë e këtij projekti të mbështetur financiarisht edhe nga KOKSH, për zhvillimin e talenteve të reja, si baza e zhvillimit të sportit cilësor shqiptar në të ardhmen, sidomos në sportin e skive dhe atyre dimërore në përgjithësi, të cilave u mungon infrakstruktura përkatëse, gjë që pengon identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në sportet dimërore. Gjithashtu, z. Bezhani vuri në dukje përparësinë që i jep KOKSH programeve të zhvillimit të talenteve të reja, dhe garantoi vazhdimësinë e iniciativave të tilla edhe në sporte të tjera, si një investim në vlera dhe cilësi, duke u krijuar mundësi sportistëve premtues të stërviten në kushte optimale në qendra trajnimi të një cilësie të lartë. Edhe Z. Memaj e përshëndeti këtë nismë dhe falenderoi KOKSH për bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe shprehu gaditshmërinë e FSHS për të mbështetur dhe krijuar mundësi për sportistët e rinj dhe ata cilësore, që ata të stërviten optimalisht, për të përmbushur objektiva të tilla si kualifikim, pjesëmarje dhe rezultate pozitive, në aktivitete të rëndësishme Olimpike si : EYOF Dimëror, Lojëra Olimpike Rinore Dimërore dhe Lojëra Olimpike të ardhshme Dimërore.

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email
Previous articleNenshkruhet protokoll marreveshje bashkepunimi midis KOKSH dhe KOKNext article Statuti i KOKSH merr njohjen zyrtare te Ministrise se Arsimit dhe Sportit

Njoftime të tjera

Presidenti i KOKSH dhe Presidenti i FSHV firmosin Memorandumin e Bashkëpunimit për projektin “Ekipet Sportive 2022”12 May 2022
“Vllaznia” dhe “Skënderbeu” triumfojnë në “Kupën e Shqipërisë”10 May 2022
Trajnimi Kombëtar “Sporti për zhvillim, ndërto të ardhmen”10 May 2022
Revista e Komitetit Olimpik Evropian publikon artikullin për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar9 May 2022
Asambleja e 25-të e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e KOKSH6 April 2022
Presidenti i WBC viziton KOKSH23 March 2022
Letër drejtuar Presidentit të Komitetit Olimpik të Ukrainës10 March 2022
Sukses i Ekipit Shqiptar në Lojërat Olimpike Beijing 202216 February 2022
Takim me Sekretaren e Përgjithshme të ANOC8 February 2022
Shqipëria do të presë Kampionatin Europian të Peshëngritjes 20222 February 2022
Logo National Olympic Committee Albania

KONTAKT

Adresa:
Tirana Olympic Park
Rr. "Liman Kaba"
Tiranë, Shqipëri
P.O. Box 63
+355 42235249
+355 42240565
secretariat@nocalbania.org.alhttps://www.nocalbania.org.al

KUSH JEMI NE?

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1959. Organizata jonë përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

Translate:

Copyright 2021 © National Olympic Committee of Albania