NOC Albania
MENU
  • Hyrje
  • Rreth nesh
        • Komiteti Olimpik Kombëtar
          • Historik
          • Misioni
          • Ekipi i KOKSH
          • Komitetit Ekzekutiv
          • Raportet zyrtare
        • Organizatat olimpike
          • Komiteti Olimpik Ndërkombëtar
          • Komitetet Olimpike Evropiane
        • Sponsors
  • Lojerat
  • Sportet
        • Gjeni pasionin tuaj!
          • Sportet Olimpike
          • Sportet e Njohura
        • Atletet
  • Projektet
        • Edukim
          • Akademia Olimpike Shqiptare
          • Menaxhimin Sportiv (ASMC)
        • Antidoping
        • Solidariteti Olimpik
          • Programet Boterore
          • Programet Kontinentale
          • IOC grante
        • Projektet Lokale / Galeri
  • Njoftim
    • Lajme
    • Kalendar
    • Pozicione Vakante
  • Kontakt
15 March 2018
Lajme

TOKYO 2020 dhe Sportistet perfitues te Burses Olimpike

TOKYO 2020 dhe Sportistet perfitues te Burses Olimpike
15 March 2018
Lajme

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i mbështetur nga projekti i Solidaritetit Olimpik organizoi ceremoninë e nënshkrimit të Bursave Olimpike për Sportistë “Tokyo 2020”.  Sportistët që përfitojnë Bursë Olimpike mujore janë 8, përkatësisht: Izmir Smajlaj (Atletikë), Luiza Gega (Atletikë), Evagjeli Veli ( Peshëngritje), Nikol Merizaj ( Not), Jon Vrenozi ( Xhudo) Eriglent Prizreni ( Mundje), Elord Gjana ( Taekwondo), Xhino Toli (Karate). Bursat u nënshkruan nga 3 palët: KOKSH, Sportistë dhe Federatë. Në fjalën e tij Presidenti Viron Bezhani theksoi mbështetjen e vazhdueshme të KOKSH për përgatitjen serioze drejt Tokyo 2020 ndërsa përfaqësues i MASR njëkohësish anëtar i Komisionit Teknik pranë KOKSH, Z. Arjan Konomi theksoi rëndësinë e partneritetit KOKSH – MASR në rrugën e përbashkët të zhvillimit të sportit shqiptar. Sportistët u shprehën se ndihen të vlerësuar dhe se do të bëjnë maksimumin e tyre për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë.

Për më shumë detaje më poshtë deklarata e Presidetit të KOKSH Viron Bezhani sot në Konferencën për Shtyp

Bursat Olimpike për Sportistë “Tokyo 2020”

Lojërat Olimpike Verore të radhës do të zhvillohen në Tokyo, Japoni në vitin 2020 dhe në këtë kuadër Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar tashmë ka nisur përgatitjet për këtë ngjarje. Një nga programet për këtë qëllim është edhe programi i Bursave Olimpike për Sportistë “Tokyo 2020” që financohet nga Solidariteti Olimpik Ndërkombëtar.

KOKSH nënshkruan këtë program të Bursave Olimpike midis palëve të përfshira sportistët dhe Federatat respektive, në mënyrë që sportistët përfitues të bursës të maksimizojnë përqëndrimin dhe stërvitjet e tyre me objektiv final kualifikimin për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Programi i mbështetjes së përgatitjes së sportistëve, ndryshe nga herët e tjera ka filluar më përpara se Federatat Botërore të publikojnë sistemin e kualifikimit për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Kjo u jep mundësi sportistëve që të fillojnë përgatitjet e tyre në kohë për garat kualifikuese që pritet të shpallen së shpejti nga Federatat Botërore, si dhe përqëndrimi i sportistëve të jetë maksimal në mënyrë që të ndërtojnë strategjinë e duhur për tu kualifikuar për “Tokyo 2020”.

Bursat Olimpike janë një mënyrë mbështetjeje dhe motivimi, ndihme dhe inkurajimi për sportistët përfitues që të përgatiten seriozisht për kualifikimin në këto Lojëra. Bursa nuk është një rrogë por ajo është një ndihmë financiare dhe teknike për sportistët e cila i mundëson ata të kenë kushte më të mira:

  • Trajner të specializuar
  • Kontroll të rregullt mjeksor dhe shkencor
  • Sigurim për aksidentet dhe sëmundjet
  • Shpenzime akomodimi dhe qëndrimit
  • Shpenzime transporti,
  • Kampe trajnimi jashte vendit
  • etj.

KOKSH vazhdimisht ka bërë thirrje për bashkëpunim edhe institucioneve të tjera partnere në sport në mënyrë që investimi tek sportistët të jetë efikas. Në kuadër të përgatitjeve të sportistëve për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, KOKSH mbetet i hapur për bashkëpunim me qëllim vlerësimin, rritjen e performancës së sportistëve gjatë përgatitjeve për kualifikimin për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, prandaj edhe prezenca në këtë ceremoni e përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë është domethënëse dhe tregues bashkëpunimi në qëllimin e përbashkët.

Por a është KOKSH i vetmi institucion që duhet të shqetësohet për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike?

Është e vërtetë që një nga pikat e misionit të KOKSH është të përgatisë Ekipin Olimpik. Në fakt në Lojërat Olimpike marrin pjesë sportistët më të mirë të botës dhe gjithashtu secili prej tyre përfaqëson kombin e vet. Prandaj pjesëmarrja e sportistëve në këtë aktivitet është përfaqësimi i Shqipërisë.

Ne besojmë se në Shqipëri përveç këtyre tetë sportistëve ka sportistë të tjerë potencial për tu kualifikuar për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” por që KOKSH nuk mund ti mbështesë të gjithë. Kështu që kërkojmë vëmendjen e institucioneve përkatëse por edhe biznesi për të trajtuar sportistë të tillë dhe për tiu bashkëngjitur programit të përgatitjes Olimpike Tokyo 2020. Kërkojmë që verpimi të jetë konkret në mënyrë që të rriten mundësitë që Ekipi Olimpik Shqiptar të jetë sa më i madh në numër në krahasim me Lojërat e kaluara. Ne e kërkojmë një bashkëpunim i tillë pasi Shqipëria përfaqëson imazhin e saj në këto Lojëra.

Sportistët përfituesn të Bursës Olimpike “Tokyo 2020”

Nr

Emri sportistit Sporti Vlera perfituese ne USD/muaj
1 IZMIR SMAJLAJ Atletike

900

2 LUIZA GEGA Atletike

800

3 EVAGJELI VELI Peshengritje

800

4 NIKOL MERIZAJ Not

500

5 JON VRENOZI Xhudo

500

6 ELORD GJANA Taekëondo

500

7 ERIGLENT PRIZRENI Mundje

500

8 XHINO TOLI Karate

500

Periudha e përfitimit të Bursës është nga 1 Janar 2018 dhe do të zgjasë deri në 31 Gusht 2020 (megjithatë e gjitha do të varet në zbatim të kontratës së Solidaritetit Olimpik në të cilën parashikohen qartë edhe se kur humbet e drejta e përfitimit të bursës).

Dëshiroj të ftoj përfaqësuesit e federatave dhe sportistët që të shprehin objektivat e tyre për “Tokyo 2020”.

Dua t’ju rikujtoj se sfidat e këtyre sportistëve do të jenë pa dyshim garat kualifikuese (Kampionatet Botërore, Europiane apo turne, në varësi të sistetmit të kualifikimit të përcaktuar nga Federata botërore) por gjithashtu sfida e afërt e tyre para “Tokyo2020” do të jenë Lojrat Mesdhetare “Tarragona 2018”, Spanjë, si dhe Lojërat Europiane “Minsk 2019” që do të zhvillohen vitin tjetër në Qershor 2019, në Biellorusi.

Në mbyllje doja të falenderoja anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të KOKSH për angazhimin e tyre në këtë proces, Komisionit Teknik për punën e tyre në procesin e seleksionimit, sportistët, trajnerët, përfaqësuesit e Federatave dhe sigurisht Median të cilën e ftoj të na mbështesi në vazhdimësi në punën tonë drejt “Tokyo 2020” për të promovuar vlerat dhe cilësitë sportive të këtyre sportistëve.

Ju faleminderit!

Viron Bezhani

        

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email
Previous articleKurs per Administratore Sportive / 1-3 Mars 2018Next article Mbeshtetje financiare per pregatitjen e sportisteve pjesemarres ne Lojerat Mesdhetare "Tarragona 2018"

Njoftime të tjera

Presidenti i KOKSH dhe Presidenti i FSHV firmosin Memorandumin e Bashkëpunimit për projektin “Ekipet Sportive 2022”12 May 2022
“Vllaznia” dhe “Skënderbeu” triumfojnë në “Kupën e Shqipërisë”10 May 2022
Trajnimi Kombëtar “Sporti për zhvillim, ndërto të ardhmen”10 May 2022
Revista e Komitetit Olimpik Evropian publikon artikullin për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar9 May 2022
Asambleja e 25-të e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e KOKSH6 April 2022
Presidenti i WBC viziton KOKSH23 March 2022
Letër drejtuar Presidentit të Komitetit Olimpik të Ukrainës10 March 2022
Sukses i Ekipit Shqiptar në Lojërat Olimpike Beijing 202216 February 2022
Takim me Sekretaren e Përgjithshme të ANOC8 February 2022
Shqipëria do të presë Kampionatin Europian të Peshëngritjes 20222 February 2022
Logo National Olympic Committee Albania

KONTAKT

Adresa:
Tirana Olympic Park
Rr. "Liman Kaba"
Tiranë, Shqipëri
P.O. Box 63
+355 42235249
+355 42240565
secretariat@nocalbania.org.alhttps://www.nocalbania.org.al

KUSH JEMI NE?

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1959. Organizata jonë përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

Translate:

Copyright 2021 © National Olympic Committee of Albania