NOC Albania
MENU
  • Hyrje
  • Rreth nesh
        • Komiteti Olimpik Kombëtar
          • Historik
          • Misioni
          • Ekipi i KOKSH
          • Komitetit Ekzekutiv
          • Raportet zyrtare
          • Keshilli i Arbitrazhit Sportiv
        • Organizatat olimpike
          • Komiteti Olimpik Ndërkombëtar
          • Komitetet Olimpike Evropiane
        • Sponsors
  • Lojerat
  • Sportet
        • Gjeni pasionin tuaj!
        • Atletet
  • Projektet
        • Edukim
          • Akademia Olimpike Shqiptare
          • Menaxhimin Sportiv (ASMC)
        • Antidoping
        • Solidariteti Olimpik
          • Programet Boterore
          • Programet Kontinentale
          • IOC grante
        • Projektet Lokale / Galeri
  • Njoftim
    • Lajme
    • Kalendar
    • Pozicione Vakante
  • Kontakt
27 February 2013
Lajme

Seminar me Federatat Sportive mbi programet e Solidaritetit Olimpik 2013-2016 dhe Lojrat Mesdhetare “Mersin 2013”

Seminar me Federatat Sportive mbi programet e Solidaritetit Olimpik 2013-2016 dhe Lojrat Mesdhetare “Mersin 2013”
27 February 2013
Lajme

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar organizoi me datë  26 Shkurt 2013 , në sallën e konferencave tek “Te stela” resort një Seminar me pjesëmarrjen e të gjithë Federatave Sportive Shqiptare.

Tema e Seminarit ishte dedikuar Planit të ri katërvjecar të programeve të Solidaritetit Olimpik 2013-2016 dhe Lojërave Mesdhetare “Mersin 2013” që do të mbahen në Qershor, në Turqi.

Qëllimi kryesor i Seminarit ishte prezantimi për Federatat  të mundësive të ndryshme që ofrojnë Programet e Solidaritetit Olimpik dhe të inkurajohen ata që të jenë më aktiv  për të përfituar dhe shfrytëzuar mjetet  dhe mundësitë e dhëna nga këto programe zhvillimi.

Seminari u realizua nëpërmjet prezantimeve të programeve të Solidaritet Olimpik të ilustruara me materiale përkatëse.

Në seancën paradite, vëndin kryesor e zunë programet e Solidaritetit Olimpik 2013-2016 :

  • Sportistët
  • Trajnerët
  • Manaxherët sportivë
  • Promovimi i Vlerave Olimpike

Për secilin prej tyre, lektorët  dhanë shpjegime dhe detaje për nënprogramet, kriteret, si dhe procedurat për aplikime dhe plotësimin e kërkesave në mënyrë të saktë.

Programet sipas kategorive u prezantuan nga:

  • Trajnerët – Hysen Domi, President Nderi i KOKSH
  • Menaxherët sportivë – Stavri Bello, Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH
  • Sportistët – Kliton Muca, Menaxher Projektesh në KOKSH
  • Vlerat Olimpike – Stavri Bello, Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH

Pas cdo prezantimi u zhvillua një panel diskutimi në të cilën të gjithë përfaqësuesit kishin të drejtë të paraqesnin pyetjet mbi ceshtjet e prezantuara.

Në Seminar morën pjesë përfaqësues të MTKRS, z.Vasil Bici-Drejtor i Sporteve dhe z. Arjan Konomi , specialist për Sportin cilësor.

Përfaqësuesit e MTKRS përfshëndetën organizimin e Seminarit duke e konsideruar atë si një mjet mjaft të rëndësishëm për punën e Federatave.

Gjithashtu, në kuadër të programeve të Solidaritetit Olimpik, z. Bello prezantoi tek pjesëmarësit Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC) për të cilin KOKSH ka filluar regjistrimin e kandidatëve dhe së shpejti fillon, si dhe i bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve që të konsiderojnë ndjekjen e kursit si një kontribut të vlefshëm për zhvillimin e burimeve njerëzore për një menaxhim më të mirë të organizatave të tyre sportive.

Në seancën pasdite, Seminari vijoi me trajtimin e një cështje mjaft të rëndësishme,  me interes të përbashkët të palëve që janë  Lojrat Mesdhetare “Mersin 2013”.

Pjesëmarrësit u informuan në  detaje mbi procedurën e pjesëmarrjes në Lojërat Mesdhetare 2013, afatet që duhen respektuar, si dhe ui kërkua Federatave që të bëjnë konfirmimet mbi numrin e sportistëve pjesëmarrës për cdo disiplinë sportive.

Në përfundim të seminarit secila nga Federatat ishte e ndërgjegjshme mbi rëndësinë e bashkëpunimit në kohë në mënyrë që  pjesëmarrja në Lojërat Mesdhetare të jetë një sukses  për ekipet tona.

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email
Previous articleNga pjesemarrja e Ekipit Shqiptar ne EYOF Dimeror ne Brashov, RumaniNext article PARANDALOJMË DHUNËN NËPËRMJET SPORTIT

Njoftime të tjera

Monitorimi në kohë reale i performancës dhe aktivitetit sportiv për fuqizimin e indeksit atletik dhe rritjen e cilsisë së jetesës së praktikuesve të sportit23 June 2023
Terma Reference për organizim Eventi Sportiv, Ndeshje Gjysemfinale Volejboll te Ekipeve Sportive pjese e Projektit “Ekipet Sportive ne Shkolla” Qarku Shkoder, për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), date 19.05.2023, reference no. 6, 05/23 (CPV – 92622000-7).4 May 2023
Zhvillohet Asambleja e 28-te e Pergjithshme Vjetore e KOKSH29 April 2023
Organizim Trajnimi per trajneret e basketbollit ku perfshin, Hoteleri, Akomodim, Fushat sportve,Sherbim kafeje, Audio, Foni, DJ, Led Wall.Ref: Organizim Eventi Sportim no.5 05/23 (CPV – 92622000-7)19 April 2023
Thirrje për Anëtar Themelues të Këshillit të Arbitrazhit Sportiv (KAS)13 March 2023
Katering i <a>mesueseve te disiplines volejboll per trajnimin dy ditor qe do te kryhet me date 21-22 mars me specialistet e CEV per projektin “Ekipet Sportive ne Shkolla”</a>6 March 2023
Akomodim i <a>mesueseve te disiplines volejboll per trajnimin dy ditor qe do te kryhet me date 21-22 mars me specialistet e CEV per projektin “Ekipet Sportive ne Shkolla”</a>5 March 2023
Organizim Event Sportiv “Ndeshjet ndermjet ekipeve sportive pjese te projektit “Ekipet Sportive ne Shkolla” te Qarkut Vlore nen KOKSH.1 March 2023
Organizim Event Pjesëmarrje në ndeshje no.3 03/231 March 2023
Vendim Gjykate- Miratimi Asamblese 28 Maj 202223 February 2023

KONTAKT

Adresa:
Tirana Olympic Park
Rr. "Liman Kaba"
Tiranë, Shqipëri
P.O. Box 63
+355 42235249
+355 42240565
secretariat@nocalbania.org.alhttps://www.nocalbania.org.al

KUSH JEMI NE?

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1959. Organizata jonë përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

Translate:

Copyright 2021 © National Olympic Committee of Albania