KOKSH vijon mbeshtetjen per Talentet e Reja
Në zyrat e KOKSH, Presidenti i tij Z. Viron Bezhani dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Skive Z. Shkëlqim Memaj dhanë një konferencë për shtyp, në prezencë të 14 skiatorëve të rinj dhe 4 trajnerëve të cilët nisen sot, 1 Nëntor 2013, për një periudhë trajnimi intensive 2-javore në Cervinia, Itali. Këta sportistë të rinj do të jenë nën përkujdesjen dhe do të stërviten nga sportisti Olimpist shqiptar, Erjon Tola, përfaqësues i Shqipërisë në 2 Lojërat e fundit Olimpike Dimërore, si dhe pregatitet të marrë pjesë në Lojërat e ardhshme Olimpike “Sochi 2014”. Ky trajnim është në vazhdimësi të programit të Federatës Botërore të Skive dhe partneritetit të KOKSH, pasi një fazë e parë trajnuese po në të njëjtën qendër stërvitore në Cervinia, u zhvillua në Nëntor 2012. KOKSH sic edhe në fazën e parë ka siguruar biletat e udhëtimit për sportistët e rinj dhe trajnerët që po trajnohen nën këtë program, ndërsa qëndrimi, ushqimi dhe logjistika janë mbuluar financiarisht nga Federata Botërore e Skive.
Në fjalën e tij z. Bezhani theksoi rëndësinë e këtij projekti të mbështetur financiarisht edhe nga KOKSH, për zhvillimin e talenteve të reja, si baza e zhvillimit
Nenshkruhet protokoll marreveshje bashkepunimi midis KOKSH dhe KOK
Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar dhe Komiteti Olimpik i Kosoves nenshkruan sot ne daten 30 Tetor ne Prishtine Protokoll Marreveshje Bashkepunimi. Te perfaqesuar ndermjet Presidenteve respektive z. Viron Bezhani dhe z.…
Talentet – Kamp stervitor i nivelit te larte ne Slloveni
Në kuadër të mbështetjes së sportistëve të talentuar me qëllim kualifikimin në Lojërat Olimpike Rinore 2014, KOKSH ka mundesuar falë mbështetjes së Solidaritetit Olimpik dhe në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Sllovenisë, një Kamp Trajnimi të nivelit të lartë për 5 sportistë, zhvilluar në Qëndrën Sportive Rogla në Slloveni.
Sportistët
- Eneda Deliu – atletikë (100m, 200m)
- Suad Bashku – atletikë (kërcim tre hapësh)
- Sopot Sula – peshëngritje
- Emanuel Loshi – peshëngritje
- Ada Demneri – taekwondo
Përgjatë 10 ditëve të kampit stërvitor, sportistët e propozuar nga Federatat respektive si sportistë të talentuar, kanë zhvilluar seanca praktike individuale dhe në grup. Sportistët janë trajnuar individualisht me trajner personal. Përvec trajnimit të nivelit të lartë me specialistët më të mirë të sporteve përkatëse, ata i janë nënshtruar ekzaminimeve të ndryshme mjekësore, biomekanike dhe kineziologjike për të vlerësuar potencialin e tyre si sportistë të talentuar por vlerësuar edhe perspektivën si sportistë elitarë në të ardhmen.
Gjatë trajnimit ata kanë zhvilluar seanca me psikologë dhe kanë marrë njohuri për Lojrat olimpike Rinore, Olimpizmin, dietat ushqimore për sportistët, si dhe sjelljen e të ushqyerit.
Për cdo sportist është përgatitur një raport me vlerësimet teknike dhe mjekësore, si dhe rekomandimet për përmirësim të cilat do ti përcillen Federatave përkatëse për tu ndjekur.
KOKSH do te vijoje me politiken e mbeshtetjes se sportisteve te rinj te talentuar duke i mundesuar atyre trajnime neper qendra te specializuara.
Sporti dhe Gjuha Angleze
Me pjesemarrjen e perfaqesuesve te 6 federatave sportive startojne sot kurset e organizuara ne kuader te Projektit “Sporti dhe gjuha angleze”, iniciative e KOKSH ne bashkepunim me British Council.…
Asambleja e KOKSH zgjedh organet drejtuese per mandatin 2013-2016
Sot në ambjentet e Hotel Tirana International, u zhvillua Asambleja e 17-të e Përgjithshme Zgjedhore e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Sipas rendit të ditës Presidentja në detyrë znj. Ela Tase…
Mbledhja e fundit e Komitetit Ekzekutiv te KOKSH
Dje ne zyrat e KOKSH, Komiteti Ekzekutiv i tij ka zhvilluar mbledhjen e tij te fundit. Ceshtjet per diskutim ishin mbi procedurat dhe marrjen e masave per organizimin e Asamblese…
Thomas Bach, zgjidhet Presidenti i IOC
Thomas Bach Presidenti i ri i Komitetit Olimpik Nderkombetar (IOC). Ai u zgjodh sot mbas nje votimi te anetareve te IOC ne Sesionin e 125 i cili u zhvillua ne…