NOC Albania
MENU
  • Hyrje
  • Rreth nesh
        • Komiteti Olimpik Kombëtar
          • Historik
          • Misioni
          • Ekipi i KOKSH
          • Komitetit Ekzekutiv
          • Raportet zyrtare
          • Keshilli i Arbitrazhit Sportiv
        • Organizatat olimpike
          • Komiteti Olimpik Ndërkombëtar
          • Komitetet Olimpike Evropiane
        • Sponsors
  • Lojerat
  • Sportet
        • Gjeni pasionin tuaj!
        • Atletet
  • Projektet
        • Edukim
          • Akademia Olimpike Shqiptare
          • Menaxhimin Sportiv (ASMC)
        • Antidoping
        • Solidariteti Olimpik
          • Programet Boterore
          • Programet Kontinentale
          • IOC grante
        • Projektet Lokale / Galeri
  • Njoftim
    • Lajme
    • Kalendar
    • Pozicione Vakante
  • Kontakt
13 January 2012
Lajme, Lojrat Olimpik Rinore, Ngjarje

Edicioni i 1-re i Lojrave Olimpike Rinore Dimerore 2012, Insbruk – Austri

Edicioni i 1-re i Lojrave Olimpike Rinore Dimerore 2012, Insbruk – Austri
13 January 2012
Lajme, Lojrat Olimpik Rinore, Ngjarje

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email

SOT CEREMONIA E HAPJES SE

 Edicionit 1-re TE LOJRAVE OLIMPIKE RINORE DIMERORE

Një ngjarje e veçantë sportive me një frymë festivali!



Nga 13 deri në 22 Janar 2012 Insbruk dhe Seefeld do jenë mikpritësit e  Lojërave të para Olimpike Rinore Dimërore, me pjesëmarrjen e 1058 sportistëve të moshës 14 deri 18 nga mbi 70 vendeve,  të cilët do të konkurrojnë në 63 gara sportive,  së bashku me të rinj vendas të cilët do t’i bashkangjiten një Programi Kulturor dhe Edukativ, unik në llojin e tij. Ideja prapa kësaj përzierje të sportit dhe kulturës është mbështetja e të rinjve në zhvillimin e tyre personal dhe sportiv, si  dhe të rrisë interesin e tyre në vlerat Olimpike.
Pas Lojërat Olimpike Dimërore në vitin 1964 dhe 1976, Lojërat e para Olimpike Rinore Dimërore do tu japin qyteteve të Insbrukut dhe Seefeldit mundësinë për të mirëpritur Familjen Olimpike për herë të tretë.

Në të vërtetë, mbështetja që ka  Insbruku si qyteti Organizator dhe statusi i tij si një nga destinacionet turistike më të njohura në botë, theksohet nga fakti që ai u përzgjodh për të organizuar këto Lojëra me shumicën më të madhe të votave në historinë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO) -84 vota me 15.
Përkrah 15 disiplinave sportive bazë, në inaugurimin e  Lojërave Olimpike Rinore Dimërore do të jenë një seri premierash. Ndërsa disa nga këto sporte janë krejtësisht të reja duke bërë debutimin e tyre në këto Lojëra Olimpike, të tjerat janë Sporte Olimpike, që do të  synojnë terrene të reja duke shfaqur formate të reja konkurrimi nëpërmjet “ekipeve të përziera ‘, duke bashkuar sportistë të gjinive të ndryshme dhe / ose nga shtete të ndryshme. Këto “ekipe të përziera ‘do t’u japin sportistëve të rinj mundësi për të përjetuar  Vlerat Olimpike të Respektit dhe Miqësisë.

Paralelisht me garat sportive do të ecë dhe Programi Kulturor dhe Edukativ i Lojërave Olimpike Rinore (CEP). Projektet dhe seminaret e organizuara si pjesë e CEP, do t’u japin pjesëmarrësve mundësinë të hyjnë në diskutime dhe të mësojnë mbi rëndësinë e jetesës së shëndetshme, Anti-Doping-ut and qëndrueshmërisë. Të rinjtë e interesuar në media dhe gazetari mund të mësojnë gjithçka mbi raportimin e  Lojërave  dhe komunikimin me brezat e rinj kudo në botë nëpërmjet rrjeteve sociale. Të gjitha këto ngjarje kulturore do të krijojnë atmosferën e një festivali në Lojërat e para Olimpike Rinore Dimërore!

Prioritet të lartë për Komitetin Organizator të Lojërave Olimpike Rinore të Insbrukut  (IYOGOC) ka përfshirja e familjeve vendase dhe,  sidomos të rinjve në këto Lojëra. Kjo është arsyeja prapa Programi të Shkollave, “YOG 2012”, i cili përbëhet nga  një sërë projektesh krijuar në Tetor 2010 në bashkëpunim me Qeverinë lokale të provincës së Tirolit , Këshillit të Qytetit të Insbrukut,  Autoritetit Arsimor të  Tirolit,  dhe shoqatave lokale të sporteve dimërore,  për të mbështetur dhe promovuar komunikimin dhe shkëmbimin ndërkulturor ndërmjet shkollave në Austri dhe atyre jashtë vendit. Të rinjtë nga shkollat ​​lokale do të kenë gjithashtu mundësi të konkurojnë  në një sërë disiplinash dhe të mësojnë sporte të reja dimërore si pjesë e Sfidës Sportive Shkollore të YOG.

Një Fshat Olimpik Rinor krejt i ri (YOV) është ndërtuar për Lojërat, i cili do të japë një kontribut të madh për qëndrueshmërinë në rajonin lokal. I ndërtuar në lindje të qytetit nga kompania shtetërore e ndërtimit Neue Heimat Tirol, YOV-i përfshin 444 apartamente, të cilat u ofrojnë sportistëve dhe zyrtarëve  që do të vizitojnë  Insbrukun gjatë Lojërave, strehim të rehatshëm, duke kursyer energji. Apartamentet, të cilat janë ngritur duke përdorur teknologji ndërtimi pasive, më pas do të nxirrren në treg nga Prilli 2012 për t’u dhënë mundësi vendasve që ti marrin me qera apo ti blejnë ato.

Lojërat e para Olimpike Rinore Dimërore në Insbruk dhe Seefeld synojnë që të shndërrohen në një festival unik e të paharrueshëm të sportit dhe kulturës për të rinjtë lokalë dhe sportistët që po vizitojnë rajonin, dhe do të shërbejnë si një frymëzim për brezat më të rinj në të gjithë planetin.

 

 

 

 

 

Burimi i materialit dhe fotove nga Innsbruck2012.com 

 

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email
Previous articleEDHE 100 VJET z. DOMINext article Vodafone Albania, Një tjetër Sponsor i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar

Njoftime të tjera

Monitorimi në kohë reale i performancës dhe aktivitetit sportiv për fuqizimin e indeksit atletik dhe rritjen e cilsisë së jetesës së praktikuesve të sportit23 June 2023
Terma Reference për organizim Eventi Sportiv, Ndeshje Gjysemfinale Volejboll te Ekipeve Sportive pjese e Projektit “Ekipet Sportive ne Shkolla” Qarku Shkoder, për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), date 19.05.2023, reference no. 6, 05/23 (CPV – 92622000-7).4 May 2023
Zhvillohet Asambleja e 28-te e Pergjithshme Vjetore e KOKSH29 April 2023
Organizim Trajnimi per trajneret e basketbollit ku perfshin, Hoteleri, Akomodim, Fushat sportve,Sherbim kafeje, Audio, Foni, DJ, Led Wall.Ref: Organizim Eventi Sportim no.5 05/23 (CPV – 92622000-7)19 April 2023
Thirrje për Anëtar Themelues të Këshillit të Arbitrazhit Sportiv (KAS)13 March 2023
Katering i <a>mesueseve te disiplines volejboll per trajnimin dy ditor qe do te kryhet me date 21-22 mars me specialistet e CEV per projektin “Ekipet Sportive ne Shkolla”</a>6 March 2023
Akomodim i <a>mesueseve te disiplines volejboll per trajnimin dy ditor qe do te kryhet me date 21-22 mars me specialistet e CEV per projektin “Ekipet Sportive ne Shkolla”</a>5 March 2023
Organizim Event Sportiv “Ndeshjet ndermjet ekipeve sportive pjese te projektit “Ekipet Sportive ne Shkolla” te Qarkut Vlore nen KOKSH.1 March 2023
Organizim Event Pjesëmarrje në ndeshje no.3 03/231 March 2023
Vendim Gjykate- Miratimi Asamblese 28 Maj 202223 February 2023

KONTAKT

Adresa:
Tirana Olympic Park
Rr. "Liman Kaba"
Tiranë, Shqipëri
P.O. Box 63
+355 42235249
+355 42240565
secretariat@nocalbania.org.alhttps://www.nocalbania.org.al

KUSH JEMI NE?

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1959. Organizata jonë përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

Translate:

Copyright 2021 © National Olympic Committee of Albania