KOKSH – Simbol Mirenjohjeje per Raiffeisen Bank
Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar perfaqesuer nga Sekretari i Pergjithshem Stavri Bello dhe anetaret e Komitetit Ekzekutiv, ne prezence te stafit organizoi sot ne nje takim jo formal ne zyrat e…
Asambleja e 16-të e KOKSH – Analiza Vjetore e Punës
Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, në mbledhjen e tij të datës 8 Nëntor 2012, vendosi të mbajë Asamblenë e 16-të të KOKSH për të bërë analizën vjetore të punës
me datë 12 Dhjetor 2012 ,
ora 17.00, tek Hotel Tirana Internacional
Shqiperi – Kosove / Takim i perbashket me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Komiteti Olimpik i Kosovës organizuan një Takim të Përbashkët me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të federatave sportive shqiptare dhe ato kosovare.
Aktiviteti u zhvillua në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë, dhe ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërmjet federatave homologe, shkëmbimin e eksperiencave, si dhe të shërbejë si element motivues për rritjen e rolit dhe njohjen e federatave sportive kosovare në arenën ndërkombëtare.
Ky takim u mbajt në Prizren në Komunën Prevall pranë Hotel Sharr,i ditën e Shtunë datë 10 Nëntor 2012, ora 12.00.
Tryeza qëndrore e takimit përfaqësohej nga znj. Ela Tase, Presidente dhe z. Stavri Bello, Sek. Përgjithshëm për KOKSH, ndërsa z. Besim Hasani, Kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe për të përshëndetur këtë takim ishin z. Hajdin Abazi, zv. Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës si dhe Drejtori për Sportin dhe Rininë z. Ibër Alaj.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe nënshkrimi i Protokoll Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Komiteteve Olimpike e cila u nënshkrua
ASMC 2 – Se shpejti fillojne regjistrimet per Kursin e Avancuar per Menaxhimin Sportiv
Advanced Sport Management Course – ASMC – Kursi i Avancuar per Menaxhimin Sportiv Per te gjithe personat e interesuar, KOKSH njofton se se shpejti do te fillojne regjistrimet per Kursin…
MERSIN 2013 – Takim i perbashket me Fderatat Sportive
KOKSH, Komisioni Teknik i KOKSH dhe perfaqesues Federatave Sportive, zhvilluan nje takim te perbashket ne lidhje me pjesemarrjen ne Lojrat mesdhetare “Mersin 2013”. Kjo mbledhje pervec se informuese me informacionet e nevojshme nga mbledhja e Shefave te Misionit mbajtur me date 18 Nentor, ishte edhe nje rikujtim per Federatat sportive pasi deri me date 10 Nentor 2012, KOKSH duhet te beje regjistrimin sipas sportit prane organizatoreve. Nje nga ceshtjet kryesore ishte aspekti financiar i Federatave sportive, pavaresisht se ne kalendarin e tyre vjetor e kane vleresuar pjesemarrjen ne Mersin 2013. Te ftuar ne kete takim ishin edhe perfaqesues te MTKRS per te vleresuar maksimalisht pjesemarrjen e Shqiperise ne Lojrat Mesdhetare por kjo e fundit nuk ishte prezent ne takim. Deri diku sportet individuale konfirmojne pjesemarrjen por problem paraqesin sportet me skuadra.
Ne takim u theksua angazhimi qe Federatat jo thjesht pjesemarrjen te fillojne pregatitjen e sportisteve ne menyre qe te synohet per medalje dhe rezultate.
Certifikohen edhe Trajneret e Taekwondos ne Kursin Teknik
Perfundoi sot Kursi Teknik per Trajneret e Taekwondos, kurs ky i financuar nga Solidariteti Olimpik dhe mbeshtetur nga Federata Boterore e Taekwondos. KOKSH ne strategjine e tij per rritjen e cilesise sportive nepermjet trajnimit dhe kualifikimit te trajnereve ka realizuar ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Taekwondos ne datat 20 Tetor – 01 Nentor 2012, Kursin Teknik per trajneret e sportit te Taekwondos.
Pas 11 dite trajnimi, udhehequr nga eksperti i Federates Boterore te Taekwondos z. Seung Jae-Heo (mjeshter 7 dan, dhe gjyqtar nderkombetar), sot u zhvillua ceremonia e mbylljes se kursit dhe certifikimit te trajnereve qe moren pjese ne kete trajnim. Sipas z. Heo, ne fjalen e tij ai u shpreh : “Jam shume i kenaqur qe drejtova kete kurs dhe se ne kaq dite nuk
Kursi Teknik per Trajneret e Judos – Certifikohen Trajneret
Ne ambjentet e Kompleksit Sportiv Rinia ne te cilin per 10 dite me radhe u zhvillua Kursi Teknik per Trajneret e sportit te Judos, kurs i mundesuar nga KOKSH nepermjet Solidaritetit Olimpik, sot me date 30 Tetor 2012 u zhvillua ceremonia mbylljes dhe Certifikimit te trajnereve qe u trajnuan ne kete kurs. Trajneret ne perfundim te ketij trajnimi u testuan per njohurite e marra gjate ketij trajnimi nga ekspertja e Federates Boterore te Judos (IJF) znj. Elena Irina Samoila e cila ne perfundim miratoi listen e trajnereve per tu pajisur me certifikaten e leshuar nga Komiteti Olimpik Nderkombetar e njohur edhe nga IJF.
KOKSH i dorezon Dr. Mario Pescante “Medaljen e Mirenjohjes” akorduar nga Presidenti i Republikes
KOKSH mirenjohje per mbeshtetesit e paralimpistit Haki Doku
Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar i jep targetat e Mirenjohjes z. Roberto Rancilio, Administratori i Klubit Sportiv Rancilio , Parabiagio dhe z. Vittorio Bonnissi-trajneri per Kontributin e dhene ne mbeshtetje te sportistit…