KURSI PER ADMINISTRATORE SPORTIVE / 14-16 Nentor 2018
Kurs për Administratorë Sportivë (3 ditor)
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, në vijim të interesit për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore nëpërmjet trajnimit, duke synuar përmirësimin me njohuri të burimeve njerëzore që operojnë në fushën e sportit apo japin kontribut në Federatat ose Shoqatat/Klubet Sportive, ka planifikuar të zhvillojë Kurs për Administratorë Sportivë në datat 14-16 Nentor 2018.
Në mënyrë të vecantë, KOKSH inkurajon pjesëmarrjen e femrave dhe të rinjve që të pajisen me njohuri bazë mbi aftesitë menaxheriale në fushën e sportit.
-
Kursi III – 14-16 Nentor 2018, në Tiranë
Për regjistrimin, klikoni ketu [ REGJISTRIMI ]
NJOFTIM
Kopjoni linkun e meposhtem dhe ne Google mund te plotesoni formularin e aplikimit dhe i jepni submit qe formulari te arrij tek ne https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdTUe9UAe_-Ra78xDBoqdxixtNNJ6O8-sMhwzFjmu6sdljtoQ/viewform?c=0&w=1
Kurs për Administratorë Sportivë (3 ditor) / 24-26 Tetor 2018
Kurs për Administratorë Sportivë (3 ditor)
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, në vijim të interesit për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore nëpërmjet trajnimit, duke synuar përmirësimin me njohuri të burimeve njerëzore që operojnë në fushën e sportit apo japin kontribut në Federatat ose Shoqatat/Klubet Sportive, ka planifikuar të zhvillojë Kurs për Administratorë Sportivë në datat 24-26 Tetor 2016.
Në mënyrë të vecantë, KOKSH inkurajon pjesëmarrjen e femrave dhe të rinjve që të pajisen me njohuri bazë mbi aftesitë menaxheriale në fushën e sportit.
-
Kursi II – 24-26 Tetor 2018, në Tiranë (Formulari i regjistrimit)
Për regjistrimin, shkarkoni formularin e aplikimit, e plotësoni dhe e dërgoni atë në adresën e-mail kliton.muca@nocalbania.org.al brenda afatit të pëcaktuar.
NJOFTIM
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar kërkon të punësojë një asistent koordinator projektesh që plotëson kriteret e më poshtëme:
Pozicioni i punës: Me kohë të plotë
Paga: e kënaqëshme
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
- Të jetë i aftë të kooridinojë projektet duke sjellë efektivitet, cilësi dhe realizim në afate
- Të ketë përgjegjësi manaxheriale për një apo disa projekte të pavarur nga njëri – tjetri;
- Të jetë përgjegjës për realizimin e projekteve sipas objektivave të miratuara duke koordinuar proceset e ndryshme të zbatimit, ashtu dhe strukturat përkatëse organizative;
- Të jetë i aftë të menaxhojë buxhetet e projekteve;
- Të sigurojë cilësinë e projekteve.
- Të raportojë me shkrim për ecurinë e projekteve Menaxherit të Projektit
- Të bëjë analizë për cdo projekt që iniciohet dhe për cdo projekt që realizohet
- Të promovojë dhe komunikojë realizimin e projekteve në media elektronike dhe rrjete sociale
- Të komunikojë rregullisht me Menaxherin e Projektit, partnerët vendas dhe ndërkombëtarë për koordinimin dhe menaxhimin e projekteve si dhe realizojë raportimin e duhur
Akademia Olimpike Shqiptare , 25 vjet
Publikuar ne Prill 2018, ne Revisten e 13 te Akademise Olimpike Nderkombetare , artikulli per sesion vjetor te Akademise Olimpike Shqiptare dhe festimi i 25 vjetorit te saj. Ne linkun…
Ekipi Shqiptar pjesemarres ne Lojerat Mesdhetare “Tarragona 2018”
Ekipi Shqiptar pjesëmarrës në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” do të jetë i përbërë si më poshtë: 14 sporte pjesëmarrëse 13 sporte individuale (Atletike, Boks, Ciklizem, Hark, Judo, Karate, Mundje, Not,…
Mbeshtetje financiare per pregatitjen e sportisteve pjesemarres ne Lojerat Mesdhetare “Tarragona 2018”
Në kuadër të pjesëmarrjes së Ekipit Mesdhetar Shqiptar në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, për Federatat e sporteve individuale që tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen, KOKSH do të mbështesi sportistët pjesëmarrës…
TOKYO 2020 dhe Sportistet perfitues te Burses Olimpike
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i mbështetur nga projekti i Solidaritetit Olimpik organizoi ceremoninë e nënshkrimit të Bursave Olimpike për Sportistë “Tokyo 2020”. Sportistët që përfitojnë Bursë Olimpike mujore janë 8, përkatësisht: Izmir Smajlaj (Atletikë), Luiza Gega (Atletikë), Evagjeli Veli ( Peshëngritje), Nikol Merizaj ( Not), Jon Vrenozi ( Xhudo) Eriglent Prizreni ( Mundje), Elord Gjana ( Taekwondo), Xhino Toli (Karate). Bursat u nënshkruan nga 3 palët: KOKSH, Sportistë dhe Federatë. Në fjalën e tij Presidenti Viron Bezhani theksoi mbështetjen e vazhdueshme të KOKSH për përgatitjen serioze drejt Tokyo 2020 ndërsa përfaqësues i MASR njëkohësish anëtar i Komisionit Teknik pranë KOKSH, Z. Arjan Konomi theksoi rëndësinë e partneritetit KOKSH – MASR në rrugën e përbashkët të zhvillimit të sportit shqiptar. Sportistët u shprehën se ndihen të vlerësuar dhe se do të bëjnë maksimumin e tyre për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë.
Për më shumë detaje më poshtë deklarata e Presidetit të KOKSH Viron Bezhani sot në Konferencën për Shtyp
Bursat Olimpike për Sportistë “Tokyo 2020”
Lojërat Olimpike Verore të radhës do të zhvillohen në Tokyo, Japoni në vitin 2020 dhe në këtë kuadër Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar tashmë ka nisur përgatitjet për këtë ngjarje. Një nga programet për këtë qëllim është edhe programi i Bursave Olimpike për Sportistë “Tokyo 2020” që financohet nga Solidariteti Olimpik Ndërkombëtar.
KOKSH nënshkruan këtë program të Bursave Olimpike midis palëve të përfshira sportistët dhe Federatat respektive, në mënyrë që sportistët përfitues të bursës të maksimizojnë përqëndrimin dhe stërvitjet e tyre me objektiv final kualifikimin për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Kurs per Administratore Sportive / 1-3 Mars 2018
Kurs për Administratorë Sportivë (3 ditor)
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, vijon angazhimin e tij për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore nëpërmjet trajnimit, me synim përmirësimin me njohuri, të burimeve njerëzore që operojnë në fushën e sportit apo japin kontribut në Federatat ose Shoqatat/Klubet Sportive. Në përmbushje të këtij qëllimi, KOKSH ka planifikuar të zhvillojë tre Kurse për Administratorë Sportivë deri në fund të vitit 2018. KOKSH ne menyre te vecante inkurajon pjesemarrjen e femrave dhe te rinjve qe te pajisen me njohuri baze mbi aftesite menaxheriale ne fushen e sportit.
-
Kursi I – 1-3 Mars 2018, në Tiranë (Formulari i regjistrimit)
- Kursi II – (per tu percaktuar)
- Kursi III– (per tu percaktuar)
Për regjistrimin, shkarkoni formularin e aplikimit, e plotësoni dhe e dërgoni atë në adresën e-mail kliton.muca@nocalbania.org.al